Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Kur dalin dhëmbët e parë, vogëlushët tanë japin shenjat e para karakteristike:
– rritje e sasisë së pështymës
– përpjekje për të kafshuar, me qëllim lehtësimin e ndjenjës së krruajtjes te mukozat
– mishrat e dhëmbëve të fryrë dhe të përskuqur, nën të cilat dhëmbët shtyjnë për të dalë.
– shqetësim, humor i prishur.

– humbje oreksi.
– Shkarkim diarreje, temperaturë ose luhatje të vazhdueshme të saj.

Zakonisht kjo traditë gjendet tek nënat e Europës lindore, dhurojnë ose u blejnë zinxhirë qelibari, rrëshirë që rrjedh nga pema e pishës, e njohur, që prej lashtësisë për aftësitë qetësuese dhe zbutëse të skuqjeve.

“Qelibari forzon energjinë jetësore të fëmijës”, kështu shkruante filozofi dhe pedagogjiku Steiner.

Varëset e qelibarit ndihmojnë shumë në fazën e daljes së dhëmbëve të parë, duke mundësuar një përjetim sa më të qetë të mundshëm.

Kur dalin dhëmbët mishrat përgatiten për t'i pritur, ndaj shpesh skuqen dhe për këtë arsye tentojnë të përmbajnë lëngjet, të cilët bëhen burim shqetësimesh dhe dhimbjesh.

Mjafton t'i vësh në gushën e fëmijës dhe qelibari e ndërpret ndikimin e këtyre fushave elektromagnetike, duke mbështetur kësisoj daljen e dhëmbëve, nëpërmjet mishrave më pak të acaruar, pra që nuk reziston dhëmbëve.

Ndërkaq, në kontakt me lëkurën e bebit, qelibari lëshon sasi të vogla acidi sucinik, që ka veprim natyral qetësues dhe lehtësues të dhimbjes.

Këto varëse mund të lahen thjesht me sapun neutro dhe ujë.
Shpresojmë tju kemi kthyer një përgjigje për nënat, të cilat u interesuan, pak ditë më parë, në faqen tonë, Bebe&Vogëlushë.

0 comments: