Reklame

Follow by Email

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Na ka ndodhur të gjithëve, si prindër të vëmë re thonjtë e fëmijëve tanë delikatë, shenja të ngjyrave të ndryshme, të rrjepur...!
Ndodh shpesh,por nuk duhet të shqetësohemi.
Thonjtë mund të shfaqin probleme, si pasojë e mungesës së kalciumit ose mungesë e ndonjë elementi ushqimor, një gjë që ndodh shpesh gjatë rritjes .


Në këtë rast është mirë të flitet me mjekun pediatër dhe ky i fundit këshillon, atëherë kur është e nevojshme, integrim vitaminash apo vizitë dermatologjike.
Pse është shumë e nevojshme vizita tek mjeku pediatër?
Ndoshta sepse thoi mund të jetë infektuar nga Onikomikoza.

Nuk ka vend për t'u shqetësuar, sepse edhe kjo e fundit mund të ndodhë shpesh, sidomos tek thonjtë e këmbëve. Në këtë rast ndikojnë shumë përdorimi i këpucëve të mbyllura apo ecja zbathur, në vende të ndotur,si psh. pishinat, rëra e plazhit..!

Kujdes!
Mund të ndodhë, që fëmija të ketë filluar të kafshojë thonjtë, duke i rrjepur, zbardhur, copëtuar..!
Në këtë rast është shumë e vështirë t'a korrigjosh këtë ves.
Ka prindër, të cilët mundohen me vite, t'a heqin vesin "e ngrënies" së thonjve, pa arritur asgjë.

Në kushte shtëpiake, përveç dhënies së vitaminës D, mund të masazhojmë thonjtë e fëmijëve me pak vaj ulliri. Do të shihni edhe ju vetë, pas rreth një jave ndryshimet e menjëhershme.

0 comments: