Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje Bebe&Vogëlushë!
Sot po publikojmë programin ushqimor të ditës së Enjte.

ZEMRA E PARADITES.
Frutë e grirë, (mix frutash)
+ Crackers në formë vezake + Ujë Natyral

DREKA
Sot për drekë kemi menduar:
Makaronçin (Minipipe) me pesto kungulleshkash (kungulleshka,
Djathë i grirë Grana, pak nenexhik, stika pishe, asnjëherë pa u këshilluar me pediatrin e fëmijës).
+ Vaj ulliri ekstravirgjër
+ Djathë i grirë kaçkavall Grana.
Vazhdon dreka me:
Mashurka të zjera
+Frutë e grirë (Dardhë)
+ Panine për të krruar mishrat e dhëmbëve.
+ Ujë Natyral

ZEMRA E PASDITES
Frutë e grirë
Ose Groksi (Snack Djathi) e provon për herë të parë. (Shihni fotot).
Ose crackers në formë vezake.
+ Ujë Natyral

DARKA
Për vaktin e darkës kemi përgatitur:
Rizotkë, me thjerza.

Në tenxheren e posaçme të bebit hedhim një lugë kafeje vaj ulliri ekstravirgjër, zverdhim një lugë kafeje qepë të grirë hollë.
Shtojmë orizin ngjyrë të kafenjtë.
Kaurdisim fare pak dhe dora dorazi shtojmë ujë të vluar, pa kripë.
Në mes të zjerjes shtojmë pak dado vegjetale, por duke pasur kujdes dhe provuar, se mos kriposim më tepër seç duhet.
Kur rizotka të jetë gati shtojmë thjerzat e zjera me pak rrënjë selino.

Vazhdon darka me:
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël ose panine)
+ Frut (kajsi të thata pa bërthamë).
+ Ujë Natyral.



 Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!

0 comments: