Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
E nisim ditën e sotme duke me programin ushqimor të ditës së Premte me:

ZEMRËN E PARADITES
Shkopinj buke ose biskota PLASMON.
Ose Frutë (Banane)
+ Crackers në formë vezore.






DREKA
Sot për drekë kemi menduar: Makaronçin në formë minipipa me pesto kungulli ngjyrë portokalli.
+ Vaj ulliri ekstravirgjër

Vazhdon dreka me Mashurka të zjera në avull.
+ Dy minidjathra lloj scamorza.
+ Frutë (të ndryshme)

ZEMRA E PASDITES
Biskota Plasmon të thërrmuara në frutë (Mollë + Boronicë) të miksuar.

DARKA
Sot për vaktin e darkës kemi zgjedhur diçka, për të cilën I. "luan mendsh". :) supë krem me Qiqra.
Zjejmë në ujë pa kripë Qiqrat, sa më shumë kohë të mundemi. Spërkatim në mes të zjerjes pak dado vegjetale. Miksojmë masën, derisa i bëjmë krem.
Djathë i grirë Grana, (asnjëherë pa u këshilluar me pediatrin e fëmijës)!
Hedhim në pjatë dhe spërkatim me vaj ulliri ekstravirgjër.

Vazhdon darka me:
+ Qofte me oriz të zjerë,të pjekura në furrë, si pasojë dalin pak të thata, në sipërfaqe.
Në rast se vini re se nuk pëlqehen nga fëmija, hedhim sipër pak lëng mishi ose ujë me pak dado vegjetale, por me të vërtetë pak, sepse rrezikojnë të bëhen qull dhe fëmija nuk pranon t'i hajë.
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël)
+ Frut (Mandarinë e pastruar nga farat dhe i prerë në katër apo më shumë pjesë, çdo petal).
+ Ujë Natyral.



Përshëndetje nga Bebe&Vogëlushë!

0 comments: