Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjes të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
E nisim ditën e sotme me programin ushqimor të ditës së Enjte me:

ZEMRËN E PARADITES
Shkopinj buke ose biskota me miell orizi (pak më të forta, se biskotat e zakonshme).
+ Frut (Dardhë).

Ose Zemrën e paradites
Biskota Plasmon ose shkopinj buke (Grisini).
+Ujë Natyral.

DREKA.
Sot për vaktin e drekës kemi menduar Makaronçin me pesto Kungulli në ngjyrë portokalli.
Zjejmë në ujë pa kripë Makaronçinin, format i përshtatshëm për moshën, për rreth 8 minuta.
Zjejmë kungullin portokalli, e kullojmë dhe e kalojmë në mikser me vaj ulliri ekstravirgjër, Djathë i grirë Grana, pak stikë pishe (asnjëherë pa u këshilluar me pediatrin e fëmijës), pak nen, nenexhik, menta.....!
Bashkojmë makaronat me peston e kungullit.
Vazhdon dreka me:
+ Karrota të zjera mirë (me spërkatje vaj ulliri ekstravirgjër)
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël)
+ Frut (Rrush, i pastruar nga farat dhe i prerë në katër apo më shumë pjesë).
+ Ujë Natyral.





ZEMRA E PASDITES
Biskota me miell orizi dhe drithëra ose shkopinj buke (Grisin), si ato në foto.

Ose Biskota Plasmon të thërrmuara në frutë (Plasmon 4 fruta ose 4 lloje frutash të përgatitura në kushte shtëpie) të miksuar ose në formë pelte.
+ Ujë Natyral.

DARKA
Për vaktin e darkës kemi përgatitur:
Makaronçin me ragù mish viçi (Mish i grirë viçi, qepë, rrënjë selinoje,
karrota të grira, vaj ulliri ekstravirgjër, domate e grirë).
+ Perime (Mashurka të gjelbëra) të zjera.
Zjejmë në ujë pa kripë Makaronçinat, për rreth 8 minuta, ndoshta edhe më shumë, nëse ka nevojë. Shtojmë Ragùnë, Djathë të grirë Grana dhe Vaj ulliri ekstravirgjër .
Vazhdon darka me:
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël)
+ Frut i freskët Mandarinë (Clementina, ose rrush i freskët) gjithmonë me këshillën e pediatrit të fëmijës
+ Ujë natyral.



Kalofshi një ditë sa më të mirë! Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!

0 comments: