Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Për ditën e enjte kemi menduar:

ZEMRA E PARADITES
Frutë (mix)
+ Dy crackers.
+ Ujë Natyral




DREKA
Makaronçin me ragù mish viçi.
+ 5 Mashurka të zjera
+ gjysmë karrote të zjerë.
+ Frutë (Dardhë)
+ Ujë Natyral
+ Panine për të krruar mishrat e dhëmbëve.

DARKA
Për vaktin e darkës kemi përgatitur:
Rizotkë, me thjerza.

Në tenxheren e posaçme të bebit hedhim një lugë kafeje vaj ulliri ekstravirgjër, zverdhim një lugë kafeje qepë të grirë hollë.
Shtojmë orizin ngjyrë të kafenjtë.
Kaurdisim fare pak dhe dora dorazi shtojmë ujë të vluar, pa kripë.
Në mes të zjerjes shtojmë pak dado vegjetale, por duke pasur kujdes dhe provuar, se mos kriposim më tepër seç duhet.
Kur rizotka të jetë gati shtojmë thjerzat e zjera me pak rrënjë selino.



Vazhdon darka me:
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël ose panine)
+ Frut (kajsi të thata pa bërthamë).
+ Ujë natyral.

Zemra e pasdites
Biskota, crackers...
+ Frutë (Banane)
+ Ujë natyral.

Oreks të mbarë nga Bebe&Vogëlushë!

0 comments: