Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshendetje Bebe&Vogëlushë!
Do doja te me ndihmoni me mendimet e nenave te tjera, sepse jam shumë ne dilemë...
Jam nje nene e cila kam nje djalë dy vjeç. Doja te filloja punë e ta coja djalin ne nje cerdhe private. Çerdhja i ka kushtet shumë te mira, por me kanë futur frikën, me thonë mos e dergo se eshtë i vogel, do e rrahin, do rrijë gjithë kohes semure e nuk po di si me vepruar.
Ju lutem me ndihmoni nga eksperiencat tuaja!
Faleminderit!
Anonim ju lutem!

5 comments:

Anonymous said...

Prsh,
Absolutisht jo,une e kam cuar djalin 17 muajsh,femija mesohet ne grup,behet me social,rritet si femije.Dimrin e pare dhe 5 vjec ta cosh do semuret normale,sa te krijoj imunitet.Per mendimin tim coje😉

Bebevogelushe said...

Në radhë të parë konsultohu më parë me nënat që e çojnë fëmijën në kopshtin a çerdhen që ju pëlqen. Pyesni për sjelljen e fëmijëve dhe ndryshimet në humorin e tyre. Nga përvoja ime nëse edukatoret i ngushëllojnë fëmijët në çastin e ndarjes, i marrin në krahë, i bëjnë të ndihen mirë në çastin e ndarjes nga prindi, atëherë ka premisa, që edukatoret të jenë shumë të mira.
Një vëmendje të veçantë i duhet kushtuar dhe transparencës me prindërit... Flas në drejtim të aktiviteteve të larmishme, që kryhen, nëse çdo ditë bëjnë të njëjtin lloj aktiviteti psh fjala vjen shohin perimet me lupë, por çdo ditë ndërrojnë perimet dhe jo lupën dije se nuk bëjnë asgjë gjithë ditën, duke mos ditur t'i mbajnë të lidhur me kuriozitet pas aktiviteteve të njëpasnjëshme mbetet pak për të bërë për të shmangur të bërtiturat, keqtrajtimet.... që fëmija të rrijë pa lëvizur.
Përsa i përket sëmundjeve ne nënat duhet të mësohemi me idenë se në vitin e parë të jetës në struktura si kopshte a çerdhe sidoqoftë fëmija do sëmuret! Përballja me shokët do bëjë që vitin e parë do rrijë dy javë në shtëpi sëmurë, dy javë në kopsht "i dërrmuar". Nuk kemi shpëtim :) Mbarësi!

Bebevogelushe said...

Aman ato cerdhet private atje jan katastrof me te vertet qe i rrahin kam degjuar per nje cerdhe private qe i rreh femijet ajo edukatorja i mbyti shume here kam dashur ta denoncoj si rast po spo di se ku se jetoj jashtë shtetit vete jam tmerruar kur me kan treguar , ne privat ti keqtrajtojn se skan as kontroll nga lart jan vete zot vet shkop kur i thonë fjales.

Bebevogelushe said...

Edhe une kam qen be dilem si ty ,por pastaj vendosa rris vet sa te bej 3 vjec dhe jam e lumtur per kte vendim 'tani e kam cuar be kopsht shteteror ' frika esht so be shtet si be PRivat sepse jan beba dhe nuk din te tregojn si I trajtojn

Bebevogelushe said...

Pse femijet qe kan vajtur qe 6 muajsh ne cerdhe, nuk u dhimbsen prinderve.??? Nuk i con njeri per qef por nga halli se jan te detyruar te punojn. Nuk e kan lluksin te gjithe te rin ne shtepi per ta ritur vet femijen. .... mbesa ime ka qen ne cerdhe shteterore qe 9 muajshe.. dhe nga vet femija kuptohej qe e trajtonin shume mire .. sepse i hidhej ne qaf edukatores sa e shihte.