Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Kam shkruajtur rreth gjysem viti me parë!
Kam marrë pergjigje sot, kam po te njejtin hall
Jam perseri ajo vajza qe isha ne hall per kunaten qe u kthye perseri te jetoj ne shtëpinë  tonë.
U bënë 9 muaj qe janë kthyer këtu.
Ne fillim cdo gje ishte ne rregull se vjehrria me kishin porositur  qe unë duhet te jem e mirë me kunatin kunaten femit
Ok cdo gje shkonte ne rregull deri kur filloi vjehrri me na shti ne grindje me kunaten, me thoshte mua mos i bëj  punët ti nga kjo pjesë ku rri ajo me fëmijët e vet, le ti bëjë vetë!
Ok un fillova te veproj cfarë me thoshte vjehrri.
 Mua me thoshte kështu, kunates i thoshte tjeter muhabet, ne sy te burrit me shante mua nusja jote s'bën, kështu sapunin,  ashtu sapunin, isha shtatzanë e linda fëmijën.
Tash e kam 5 muajsh.
Na ziren me kunaten se ajo ka djalë e vajzë, unë kam djalin me te madh edhe djalin qe e linda tash 5 muaj.
Çdo problem e kam kaluar ok qe mos e merzit burrin se eshtë tip i qetë, i mirë, aman dita qe vjen familja burrit po me ftohin me burrin, me kanë ftohur nga jeta motrat, vjehrri, vjehrra edhe kunati me kunaten qe u kthyen te banojnë ke ne ma kanë merzitur jeten.
Tani mbas shum e shum vuajtjesh 9 muaj e mbajtem ne shpin tonë me te ngrenë, me te pirë asnjë cent nuk ka futur ne shtëpi per 9 muaj.
Gjeti apartament,  po e ka marrë ne emer te vjerrit se vet esht ne borxh te madh thksoj jemi jashtë shtetit,  tani vjehrra si e ndihmoi djalin e vet me cdo gje me hedh fjalë mua, fëmijët  nuk m'i do, m'i largon kur jam vetë me fol pa sjellje, kur eshtë burri ben sikur ska gjë!
Po cmendem oj nena nuk di si te shpjegohem po me shtien ne depresion, burri nuk reagon fare me thotë ashtu te duket ty vjehrria e blen materialin per shtëpi tashmë 3 vjet bashkëjetuan veq me mua me burrin ka 9 muaj eshtë kthyer kunati ay s'shtien as 1 cent ne shpi burri im shtien gjith te ardhurat, shkon vjehrra ne market, blen cfarë i hahet kunatit femijeve te atyre.  Çfare dua unë burri dhe djali im nuk sjell asnjëherë kunata bën ndonjë gabim problem ato me kthehen mua bëj unë me kthen mua nuk di si te reagoj...  thashë po cmendem tash vjehrria thonë do ti shesim apartamentet do dalim me qera,  unë u them rrini me njeri djal o me mua o me kunatin ato sduan burri me thotë esht faji yt se ti ua kethen fjalen kur ato te thumbojn si mendoni nena vetem njeren kunatë e kam ne anen time nusen e madhe aman shumica jan ato qe sme duan shumë herë.
Kam shkuar te mendoj deri te vetvrasja te shpetoj nga ky ferr qe kam hyrë, burrin e dua me do familja im s'di  asnjë gje cfare behet me mua 😢😢😢 faleminderit nese me keshilloni te pakten ma hiqni merzinë se s'kam ku te shprehem 😢😢 Kjo eshtë e gjitha shpresoj te ne lehtesoj sa do pak anonim ju lutem!
Nese ka mundesi kur te publikoni historinë time, nese mundeni me lajmeroni faliminderit shumë do ua di per nder eshtë faqja qe me pelqen me se shumti lehteson hallet e shum nenave se kur shprehesh diku te ben mir

6 comments:

Bebevogelushe said...

Merr burrin edhe femijet shkoni me shpi me qera, nje jet kemi te durojm vjerrit me kuneter jo moj moter me mire ne vete fukarallek sesa fjale se nuk shtyhet jeta vetem duke u zene ,po ktu eshte edhe faji burrit tend se nuk ndan shapin nfa sheqeri 🙄

Bebevogelushe said...

Do të jap një keshille të lehtë,nuk do them kot ikni në shtëpi me vete,nqs behesh kjo gjë e kishit bere me kohë ju,nuk me prisje mua të ta sugjeroja.MOS e vri mendjen,kjo është këshilla ime.Mbaje mirë me burrin,me dashuri edhe dipllomaci.Te tjeret leri te plasin kokën,sahatin mbaje 12,stakoje trurin sepse larg qoft nga ankthi dhe stresi do semuresh edhe kush do perkujdeset për dy cunat e tu???Kete mendo,MOS ua ver veshin,te bejn cfare të duan,kokat të plasin.Perderi sa të punon burri merri sa më shumë lek te mundesh,gjasme duan femijet gjera,do ti,merre me të mirë,me dipllomaci edhe mblidhi 2 lek menjan ti kesh,jo të han ata të tjerët lekët që mezi punoni ju.Atyre mire mire edhe hic mos e caj kokën,tr plasin mu në vend.Degjo mua se do semuresh ndryshe,Stakoje trurin,mbaje mirë me burrin edhe je ne rregull :)

Bebevogelushe said...

Moj moter merr guximin e tundja pak trut burrit tend. Tregoj ku eshte fundos familja juaj. Akoma me kohen e pordhes jo Vjerri, jo Vjerra, kunata, dreqi, shejtanin, nje tuf njerez ne shpi si lopet e stallave. Ta them si moter mer femite e tu burrin dil ne shpi me qera. Ndryshe drejtohu socialit te cdo shteti ku jeton. Mos e vrit qetesine e femive tuaj, e qetesine trurit tend me pordhet e varravingave te njonit apo tjetrit. Respekti eshte reciprok, cfare te kan ata ty, i ke dhe ti ato. Ne at minut si te shomzojn me zero jepu kusurin se te shkelin me kemb. Nusja b.... E huj eshte perher i huji si dhimbset kuj. Kshuqe reago mos durio te drita e syve te tu. Zoti ti dhuroj femijet ti gezosh, jo tu prishesh qetesine per te tjere.

Bebevogelushe said...

I thuaj atij burrit tënd matuf a ke ndermend ta maresh situaten ne dore e te kujdesesh per gruan e femijet apo si e ke hallin se keshtu nuk po duroj dot me , nese ke qef te rrish e te durosh te gjith ateher ose me more ne qaf mua dhe femijet thuaj, te kishe ndejtur beqar dhe sherbetor i devotshem i vellait dhe femijeve te vellait se vetem ate pune ditka ta bej mire ai , ti ske pse vret veten se je dy femije qe hapin syte tek ty presin nga ty, por e keqe se e keqe qenke per vjehrrine mblidhi nje dit te gjith plasjua ne sy thuaju te zhduken nga shpia jote dhe jeta jote, incizo cdo gje qe te bëjnë qe ta kesh si deshmi dhe burri ne dac te rrij me ty ne dac te rrije me ta ta mbajne per hamall, se nje burre qe nuk don femijet dhe gruan ske ce do ate burre se dhe paret qe ai punoka po ja han i vellai me grun e vet dhe fmite sa i zgjut ai ha ne kurriz te tij grun dhe fmite si hedh posht per vellain e ky matufi jot ju hidhka juve shko ore zhduku thuaj se sa do ta duash burrin vjen nje moment qe lodhesh.Mere situaten ne dore vete e dashur mos lejo askend te nencmoje se je nene e dy femijeve. Se filloj nga tregimet une dhe po zgjatem pak, kam patur nje komshije dhe tregonin ato te lagjes goc me e bukur se ajo nuk ka patur dhe kishte nje ze te bukur e merrnin neper dasma te kendonte kur u martua nga xhelozia filluan ta rrihnin vjehrra kunetrit kunatat burri, kur ju rriten femijet filluan ta rrihnin dhe ato dhe ta shanin se ashtu kishin pare te tjeret dhe e kishin bere si budallaqe ke te takonte ne rruge ndalonte fliste e jua tregonte vuajtjet dhe dhimbjet e saj , sa te vinte per te qar kur e degjonim, keshtu qe e dashur me mire se ja jep zgjedhjen ti vetes dhe jetës tende askush nuk mund ta japi , behu e zonja e vetes per vete dhe femijet,une per djalin tim bëhem kulceder dhe nuk lej njeri te me cenoje, njerëzve kthejua me ate gjuhe qe marin vesh me te njëjtën sjelljen qe bëjnë ato me ty , nejse u zgjata shume uroj qe heren tjeter kur te shkruash uroj ti kesh zgjidhur problemet dhe te na shkruash dicka te bukur.

Bebevogelushe said...

qenke shum e urte e ta kan marr per dobesi,

Bebevogelushe said...

Zot na ruaj ti po qe qenke ne hall moj moter......tani familje nene babe moter vella kemi te gjithe po secili ka vendin e vet....i urrej kta vjehrrit qe fusin hundet ne punet e ciftit dhe smbajne vendin e tyre....dhe pastaj thon sduan nuset me nejt me ne po normale se si te fusesh hundet vend e pa vend sdon kush....nk di cfare tthem moj nene e dashur me vjen sh sh keq per ty po mlidhe veten e ktheva fjalen kerko te drejten tende fol aty ku ke te drejte mos rri e urte se te shkelin me kembe...hiqe nga mendja at ide tvrasesh veten per njerez tpavlere...dhe atij burrit tend thuaji nese me don hajde tdalim me qera nese jo rri me ta se un nk rri ne nje cati me kto njerez....nk di cf tet them tjt...te uroj gjithe te mirat dhe na shkruaj se cf do tndodhe....por...DILI ZOT VETES...