Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Pas ushqimi, të porsalindurit mund t'i ndodhë nxjerrja e qumeshtit.
Në ditët e para pas lindjes kjo mund të shkaktohet nga zhvillimi ende jo i plotë i muskulit që gjendet mes ezofagut dhe stomakut.
Arsye të tjera mund të jenë myku, kollitja, sasi e madhe e qumeshtit që pi foshnja, ose nëna mund t'a ketë pozicionuar foshnjën në mënyrë të gabuar gjatë vaktit, duke e mbajtur shtrirë dhe kështu ajri i thithur me qumështin nuk mund të dalë jashtë.

Nëna në rast vjelljeje pas vaktit duhet të ketë parasysh disa këshilla:
T'i japë foshnjës sasinë e duhur të qumështit në përshtatje me moshën.
Nëse foshnja ushqehet me biberon duhet të lexojmë me kujdes fletën e udhëzimeve për të parë këndin e saktë të dhënies së biberonit dhe përmasat e vrimës së thithkës në përshtatje me moshën, peshën, etj.
Të vendosim foshnjën në pozicion anësor, mundësisht jo me shpatulla në shtrat.
Të mbështesim fëmijën me bark nga ana e kraharorit tonë në pozicion vertikal, duke i ledhatuar fare lehtë kurrizin me pëllëmbën e dorës, derisa të bëjë gromësimën.

0 comments: