Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena te palodhura!
Kam nje problem me vajzen time, 3 vjec gati, sa filloi te shkoje ne kopsht ka filluar e ma ben cicin ne mbathje e me vone tregon per te shkuar ne banjo ( dhe aty ben) pampersin ja hoqa kete vere dhe nuk kish probleme pasi shkonte e bente vete,me eshte kthyer ne stres pasi cdo 10 min i them do shkojme te banja? Ne shtepi shkon me shpesh ne tualet pasi kurse ne kopesht gjithmone kur shkoj e mar me thone e nderruam se e beri.Nuk di me si tja bej,nje keshille ju lutem ( pampersin ja ve vetem naten) flm,ti keni mire bebushat

7 comments:

Unknown said...

TEK KUSH KOPESHT E KENI VAJZEN?

Bebevogelushe said...

E dashur po të them si kam vepruar unë me vajzën time. Uroj të të vlejë sadopak si dihmë!
I premtova se do të blinim mbathje të bukura me filmin vizatimor të saj të preferuar. Gjatë rrugës në kthim dhe gjatë gjithë asaj jave kemi folur plot entuziazëm se si duhen ruajtur mbathjet se janë të bukura dhe Frozen bëhej pis me urinë, duhet të kemi shumë kujdes t'i ruajmë, sapo të ndjejmë çiçin ta bëjmë në banjë dhe jo në beka. Pas dy ditësh nuk kishim më probleme! Fat e mbarësi :)

Bebevogelushe said...

Kisha dhe une nje problem te kundert me tendin ne fakt, kur filloi goca ne kopesht nuk shkonte fare ne banjo(nderkohe kishte 1 vit qe e kish hequr bebelinon) , mirepo u tremba se nuk i ben mire ta mbaje gjate dhe ju thashe edukatoreve ta kujtonin shpesh edhe ate bene, derisa ajo u clirua paksa, u mesua me ambjentin aty dhe kerkonte te shkonte vet pastaj. Kete bej edhe ti, thuaju cdo dite, ta kujtojne shpesh edhe do mesohet, dhe porositi mos i vene bebelino sepse ndonjehere ato kur e shohin qe femija e ben shpesh per me lehte ja vendosin

Bebevogelushe said...

Une kam vajzen 2 vjeqe dhe qyshe veres ka heq panpersin edhe diten edhe naten ,edhe ne banjo shkon vet

Bebevogelushe said...

Ndoshta ka filluar ta beje perseri nga stresi i kopeshtit. Fol me edukatoret ti qendrojne afer derisa ajo te mesohet me kopeshtin, ta kujtojne sa me shpesh per ne banje dhe mos ti flasin, bertasin ose ta bejne te ndihet keq kur ajo e ben ne mbathje.

Bebevogelushe said...

Haha, keshtu bera edhe une kur e hoqem bebelinon, i zgjodhi breckat vet si i pelqenin dhe jo vetem qe shkonte cdo 2 min ne banjo se mos i beheshin pis por i nderonte 10 pale ne dite ngaqe i pelqenin😂😂 Dhe tjetra qe bera ishte se i vendosa stikera tek oturaku, princeshat qe i pelqenin asaj, dhe e mori me shume qejf😁

Bebevogelushe said...

Unë këtë mënyrë e përdor me të gjithë fëmijët që mi besojnë nënat çdo ditë. Funksionon nëse merr parasysh dhe moshën e fëmijës, duhet të kuptojë e para, dhe e dyta ska më filma për të rritur, vetëm filma vizatimorë më në modë! Që të jesh e axhornuar! Ahaaaaa! Na u hap koka nga Masha, Peppa, miushi Tip, ahaaaa!