Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura mama!
Ju kam si motra dhe besoj shumë tek ndihma juaj, ndaj dua të ndaj me ju një problem që po ma gërryen zemrën për së gjalli. Kam një djalë dhe një vajzë. Djali 17 vjeç dhe vajza 14. Me djalin nuk kam asnjë problem, por vajza po më vuan shumë në shkollë. Përditë e ngacmon një shok klase me batuta dhe gjeste "të rënda" erotike.
Të shtunën ishte kulmi i kulmeve... më vjen në shtëpi duke qarë me ngashërim dhe duke më thënë që nuk shkon më në shkollë. Ai djali i kishte marrë vizoren e teknologjisë vajzës sime dhe m'u në mes të shokëve e kishte vënë afër organit dhe e tundte poshtë e lart... pastaj e kishte detyruar vajzën t'a merrte në dorë dhe të vazhdonte detyrën e teknologjisë. O Zot si nuk u çmenda atë ditë nuk çmendem më!
Kam folur në telefon një here me prindërit e djalit, por ata ma mbyllën në fytyrë duke më sharë "një familje shqiptarësh m... " Nuk di çfarë te bej se edhe me mësuesit kam folur, por e kane marre si djaloshmerira "ragazzata". Ju lutem nena. Jam e deshperuar! Jam kaq keq... djalin tim dhe burrit nuk mund dhe dua t'ua them se kam hall se zihen, futen ne sherr.
Kam dy dite qe vetem qaj bashke me gocen.
Ju lutem me ndihmoni, si t'a zgjidh kete hall!
Ju faleminderit nga zemra dhe jua paca borxh cdo ndihme tuajen!
Zoti ju dhente jete familjeve tuaja! Faleminderit!

10 comments:

Bebevogelushe said...

Bebe&Vogëlushë lënë ndihmën e tyre të çmuar

Nese eshte kjo jera e pare qe ka ndodhur mos u shqeteso shko dhe fol direkt me djalin thuaji se nese perseritet edhe nje here do i tregoj bashkeshortit dhe ke per ta pare,por nese kjo ka ndodhur disa here ateher keshilla ime do ishte te ja thuash bashkeshortit dhe ta zgjidhni te dy bashke kete problem,nese ka mundesi largoje menjehere nga ajo shkolle ose merni masa tjera...

Bebevogelushe said...

Ketij spitullaqit i gjendet karari me nje veprim te thjeshte. Keshilloje vajzen qe po e perseriti prape ti jap nje shqelm te mire tek topkat qe do ta kujtoj gjithe jeten. Pastaj le te vej te qurravitet tek mamma

Bebevogelushe said...

Denoncoje prap ne shkollen e vajzes jo tek profesoret por tek drejtoria dhe kercenoi qe do flasesh e do ti denoncosh ne polici dhe qe do te kerkosh ndim tek sherbimet sociale e psikologet. Do ya shofesh sa shpejt do marin masa, mesa shoh je ne itali Dhe te kan nenvlersuar si jo vendase.

Bebevogelushe said...

Kulmi kto pepinot na shkatarruan femijet duke na i marre neper kemb,futi nje te reafme qe ti vijne trut verdalle rrazes qelbet kti ndyrsirat qe mis befdhin piken e hajrit i zot o perendi gjynaf goca

Danja said...

Epo mqs prindereve nuk Ju intereson Dhe mesuesve Ju duket si gjest adolescent,atehere keshilloje vajze Qe heren tjeter tja thyej Vizoren ne Koke . Po I solli shkolla probleme Ti thote Qe do denoncoj Dhe shkollen Qe nuk marrin masa ndaj ketyre ngacmimeve. ����������

Bebevogelushe said...

O Zot cpo degjojm! Lere fb, keshillat tona, e cdo kuj tjeter. Urgjent denonco rastin vec mbaj anonim emrin e vajzes dhe ju si familje per mos tju mekembur opinioni publik. Un 2 rruge zgjidhje kam. O denoncim ose naten e kisha zene neper rruge me ndihmen e ndonje te afermi timin e kisha rrahur si as satema vet mos ta njihte a i ishte i biri. Cfare heshtni tek femijet o popull jemi ne 2016 ca behe kshu i trajtoni kto gjera a thua jan muhabete grash neper shkalle pallatesh.

Bebevogelushe said...

Nderoi shkollen vajzes... Nqs ai ben kto lloj veprimesh nk besoj t ndalet; sidomos po e di qe eshte edhe e huaj ndoshta e ben per inat..... Mos lejo ti bej m dem vajzes ,italianet rrac e shthurur jan po ndenje si pul t han t gjall.... AI djal do ndimen e psikologut m mire... Nderoi shkollen dhe do jesh m e qet, se sado qe ti flisni larg qofte i del n rrug fshehurazi dhe do ju hap probleme m t medhaja.... Zoti ju ndihmofte e ju ndricofte jeten....

Bebevogelushe said...

Behu e forte dhe tregoja vendin nje her e mire, edhe un 14 vjec e kam vajzen dhe po ta ngacmoje njeri ,ate mashkull do ta beja synet qe mos ti shkoje mendja per ta ngacmuar më, keshtu qe zonje e dashur vetem ti mund ti japesh fund kesaj pune .

Bebevogelushe said...

Ik kape njehere per flokesh ate cunin pa deshmitare rrotull dhe tregoja alla shqiprarce si sillemi ne keto raste 😉 cpret ti akoma sot keto neser e kupton se cmund te ndodhe ...

Bebevogelushe said...

Me fal moj nene e dashur , qan the??? Te kisha une vajzen time qe te nesermen i veja ne shkolle e ja tredhja me duart e mia ato qe ka poshte atij langaraqit.E ngjishja pas muri dhe i tregoja vendin. Nena per femijen behet bishe, ti duke qare cfare i meson vajzes tende? Si te behet me e dobet??? Tregoji forcen e nenes!!!