Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!
Dua te ndaj nje shqetesim bashkë me ju gra dhe vajza!
Jam 21 vjec jam e martuar dhe ka dy vite kam problem me ciklin menstrual?
Çdo muaj me vonojnë nga 5 dite 1 jave nga data nganjeherë kalojne 2 muaj dhe s'me vijne fare.
Tani kisha kohen para 1 jave qe duhej te me vinin, kam dhimbje ne fund te barkut dhe kur teshtij me dhemb, me jep siklet!
Citoj burrin e kam jashtë vendit dhe nuk ka mundesi shtatzanie.
Jam ne merak sepse isha tek gjinekologia me ka dhene ilaçe per 6 muaj, po bej 4 muaj qe kam pire dhe sikur s'po me japin ndonje rezultat.
Desha te dije ne qoftë se i ka ndodhur ndonjeres nga ju ky problem dhe ka ngel shtatzanë per arsye se kam frikë nga kjo qe s'do mund te ngeli shtatzanë. Sepse ca gra qe i kam shpjeguar me kane thane ke shenjat si grate ne menopauzë dhe jam ne ankth.
Ju lutem nga zemra nese ndonjera nga ju eshte provuar te me sqaroj diçka rreth gjendjes se saj... 😕

1 comments:

Bebevogelushe said...

Bebe&Vogëlushë lënë ndihmën e tyre

Mund te kesh cist ovari (vezore) sipas shenjave qe pershkruan, qe shkaktohen nga disbalanca hormonale. Doktoresha duhej te kishte sqaruar diagnozen cfare ke me fjale te thjeshta dhe cfare tentohet te arrihet me trajtimin. Pas trajtimit duhet te besh serish nje rikontroll (eko), ku vleresohet nese ka permiresim APO jo me trajtimin. Gjithmone nese flitet per kist ne vezore. Me sakte vetem gjinekologia mund ta dije.