Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!
Dua te shes rrobat e binjakeve te mi 4 vjec (cun dhe gocë).
 Shumica jane firma mothercare &Geox.
Pershendetje!
Kam djalin 15 muajsh, po i dalin dhembet dhe del jashte 4 ose 5 here ne dite e heq barku a eshte normale?
Jam e interesuar të blej qumësht për bebe Plasmon 1.
Bebja eshte 2 muajshe.
Nuk mund ta gjej askund ne Kosove.
Mirëmbrema!
Ju lutem nena me thoni a mundet te ngelesh shtatzënë, pasi të ikin periodat dhe për 2 javë te rikthehen përsëri.
Pershendetje!
Isha e interesuar te shes kete set trio te Chicco-s i perdorur ne gjendje shume te mire, i blere ne Itali. Gjendem ne Tirane.
Mirëdita të dashura nëna!
Si jeni? Ju pershendes juve dhe administratoret
Dje pasdite dy çunat e mi binjakë u kthyen me thonjtë të lyer me bojë, si manikyr, nga ajo që mezi hiqet.
E fshiva sa munda, por nuk ja hoqa dot.
Pershendetje nena!
Kam nje hall te madh me cunin 2 vjec, nuk me ha fare asnjë lloj ushqimi, e kam pasur shumë mire pa bere vitin mi hante gjitha supërat, por tani nuk do te fusë asgje ne gojë.
Pershendetje nena!
A mund te me ndihmojë ndonje nga nenat me rroba per vajzen time 1vit.
Pershendetje!
Unë do doja të shisja një karrige makine për fëmijë deri në 5 vjeç.
Ështe e rregullt pa difekte apo probleme.
Doja te drejtoja nje pyetje ne faqen tuaj per dicka, qe me shqeteson shumë, ne lidhje me vajzen time
Është 10 vjeç dhe nuk eshtë shumë e gjatë, dmth ne krahasim me shoqet e saj eshte me e shkurtra. Mua me shqetësonte gjithmonë kjo gjë.
I kam pas bere analiza dhe dilnin mirë.
Pershendetje nena!
T'i keni me jetë yjet.
Kam cunin gati 3 muajsh, vetëm qan.
Për të fjetur fare pak si naten edhe ditën, do vetem me e perkundur.
Pershendetje nena!
Kam djalin 2 vjec me ka shumë hemoragji nga hundët, ka 3 muaj.
Ja kam bërë të gjitha analizat, të gjitha nuk i del gjë.
Pershendetje nena te dashura nje puthje per gjithe bebushet tuaj shpresoj ti keni me shendet te gjithe.
Jam nje nene e cila jetoj ne Turqi dhe kete qafore e kam perdorur per djalin prej 1 muaj e gjysme dhe me te vertet ndihmon ne daljen e dhembeve lehtesimin e barkqitjes si dhe gjumin e rehatshem .
Ju lutem a mund ta publikoni!
Nena te dashura shes këtë pompen e gjirit, e pa perdor fare per arsye se skam pasut gji, pompa eshte prodhim u firmes Avent Philips,
Anonim te lutem!
Përshëndetje!
Sa peshonin bebat tuaj ne javen e 32-të dhe sa linden? 😊
Nëna ju lutem me jepni nje mendim nga eksperiencat qe keni!
Unë jetoj në Gjermani pa dokumente jetojmë dhe punojmë në të zezë.
Pershendetje!
Ju lutem kam nje hall te madh edhe do kisha shumë deshire te me ndihmoni e te me mirekuptoni.
Kam nje djale 4 vjec eshte shume nevrike.
Ne disa momente, jam perpjekur t'a edukoj mire por mesa duket dicka ne menyren time te edukimit nuk shkon sic duhet.
Djali eshte shume i zgjuar edhe i dashur, luan me shoket e kopshtit, por ka momente gjate dites qe fiksohet se duhet te beje dicka edhe qan gjate gjithe dites me ze te larte.
Kur nuk arrin ta beje nuk ka gje qe ta qetesoje.
Nje pyetje per te gjitha mamatë, qe i kane lindur bebat e tyre ne menyre natyrale.
A i jeni nenshtruar nje analize (kulture e sekrecioneve) ne menyre specifike per streptokokun B gjate shtatzanise?
Mirëdita!
Une periodat e fundit i kisha me 30 gusht deri me 3 shtator.
Kam tentuar për shtatzani, pasi me iken, por problemi qendron se une kam shume dhimbje ne fund te barkut dhe u bera 5 ditë, qe kam shqetesime nga zona intime dhe u be 2-3 dite me del shuuume pak gjak i "paster", por vetem kur fshihem me leter higjenike dhe dje me doli ne tualet vetem 2 pika me numërim.
Pershendetje!
Ju lutem pak recetën e përdorimit te dyllit të bletës, për gjoksin.
Pershendetje Bebe & Vogelushe!
Kam nevoje per linkun i cili ka ushtrime, që ndihmojnë mitrën për  të shkuar në vend pas lindjes, pasi kam pak rrëshkitje te saj.
Ju lutem mund t'a publikoni?
Pas një aborti spontan këtë vit, sot bëra një test
Pershendetje!
Nje pyetje per nenat.
Jam ne merak qe tre ditë, kam vajzen me temperaturë deri 38.6 jo me shumë.
E dashur Bebe&Vogëlushë!
Do te doja shume nje keshille nga ju.
Jam 35 vjec dhe 4vjet me pare bera divorcin, sepse ai ishte i dhunshem me mua dhe djalin, qe sot eshte 8vjeç.
Para gati dy vitesh u lidha me nje shokun tim te punes.
Me do dhe vlereson jashte mase, eshte i sjellshëm dhe nuk eshte i dhunshëm.
 Në fillim nuk i jepte rendesi faktit që isha e ndare dhe kisha nje fëmijë. Kemi disa kohe qe vendosem te bashkëjetojmë.
Mirëmëngjes nëna!
Ju lutem më ndihmoni sepse jam ne hall te madh.
Kam një vajze tre vjec, që sapo ka filluar kopshtin.
Sapo filloi e zuri infeksion në zonën intime.
Pershendetje bebe dhe Vogëlushë!
Jam nje vajze në moshen 19 vjec dhe ju shkruaj, qe te mund te me ndihmoni, ne lidhjen time me mamin. Me ben te vuaj cdo dite.
Nuk kam qenë kurre e lidhur me te.
Ajo me ka dashur dhe me do.
Pershendetje!
Jam e interesuar per nje pune qofte edhe pastrim shtëpie, hekurosje apo mbajtje fëmije.
Kam shume nevoje per nje punë.
Ndodhem ne Durres.
Ju lutem kush ka ndonje rast te lerë koment ju kontaktoj menjëherë.
Faleminderit!
Ju lutem!
Eshte pozitive apo negative, sepse neser e kam kontrollin te gjinekologu.
Pershendetje!
Doja të ndaja shqetësimin tim me ju.
Kam djalin 19 ditësh, i jap gji, po qan sepse nuk ngopet e, degjoj i bëjnë zorret gërr.
Bleva qumesht shtesë, e pi, e ze gjumi po sa pi per pesë min del jashtë (ben kaken) ndodh gjithmonë kjo gjë dhe perseri djali eshtë i uritur.
Cfare mund të bej në këte rast?
Faleminderit!
Anonim ju lutem!
Pershendetje!
Jam pak jashtë temës, por kam nevojë për një këshillë, nga ndonjë nënë pedagoge ose mësuese.
E kam vajzen 5vjet ne Nentor mbush 6.
Pershendetje!
Jam e interesuar te shes nje karroce trio per femije Chicco.
Une e kam blere 150000.
Mirëmbrëma!
Doja vetem te pyesja nenat e palodhura nqs kane nje ide ose e dinë.
Tentoj te mbetem shtatzene per here te dyte.
Periodat e para i kisha ne fillim te gushtit.
Pershendetje!
Jam mësuese e ciklit fillor. Pasdite zhvilloj kurse, për përvetsimin e mëtejshëm të programit mësimor.
Pershendetje!
Jam nje nenë e re e nje djali 6 muajsh dhe mqs nuk di shumë mund te me sugjeroni nje menu ditore
Tungjatjeta!
M'a shpjegon dikush këtë sheqer?
Pershendetje!
Nëse mund t'i publikoni, i kam për të shitur, janë të vajzes.
Pershendetje!
Kam gocen 2 muajshe.
Ka 3 ditë pa dalë jashtë...
Pershendetje!
Kam vajzen 11 muaj tani po akoma nuk i kanë dalë dhembet.
Ndihem shumë keq nena! Dua mendim te sinqertë.
Vajta 5 vjet me vjehërr e vjehrr brenda, mirëpo nuk po shkoj hiç mirë.
M'u heng shpirti, nuk kam si ta përshkruaj, se kam nje mal te madh per te thënë.
Vjerri zihet shumë me mua per vajzen time, nderhyn shummë.
Unë I thashë burrit jo per floku vajza ai I hodh pse i nderhyn burrit sikur unë jam e huaj në këtë shtepi nuk flas dot me burrin se hidhet ai më thotë ti sje nenë e saktë, s'je ezonja hiq dorë...
Pershendetje b&v!
Nese eshte e mundur ta publikoni....
Nje shoqes time i jane dale keto shenjat.
Pershendetje nena!
I kam hequr vajzes bebelinen dhe e mesova ne oturak, por kam nje problem se kur eshtë me mbathje e Ben çiçin në mbathje, se i duket sikur është me bebelinë.
Pershendetje B&V!
Kisha një pyetje për ju nëna.
Jam shtatzënë në javën e 20-të, e kam shtatzaninë e tretë, por kete jave kanë filluar të më zgjerohen venat (nën gjunjë).
Pershendetje!
Nese keni mudesi ta publikoni...
Jam ne javen e 17-të dhe nuk e dëgjoj fare beben duke lëvizur.
Pershendetje!
Doja te dija nga nënat, qe kane regjistruar fëmijët ne kopsht dhe kanë tërhequr librezen
Jam shtatzane 6 javëshe, por qe 3 dite po ndjehem keq.
Me dhemb barku shum rreth e rrotull kerthizes, kam naze, mundime Diarre, fryerje te barkut me gazra, ethe.
Mirembrema mama,
Jam shume e traumatizuar, sapo jemi kthyer nga urgjenca pediatrike. Djali im 16 muajsh u rrezua dhe ka çare buzen e poshtme mbi 2 cm thellesi😭😭😭😭😭
Pershendetje nena! 🤗
Doja t'ju pyesja sa muajsh mund t'i dalin dhëmbët e pare bebave, pasi djali im, sapo ka hyre ne muajin e 4 dhe gjatë gjithe kohes i mban duart ne goje (dhe i thith fort, ju siguroj qe nuk e ben nga uria 😂) dhe kur une ja ferkoj ai ndjehet me mire.
Mendoni se i ka filluar procedura e dhembeve apo eshte akoma i vogel....
T'i keni mire bebushat!
Ju pershendes 😘😘