Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita të dashura nëna!
Si jeni? Ju pershendes juve dhe administratoret
Dje pasdite dy çunat e mi binjakë u kthyen me thonjtë të lyer me bojë, si manikyr, nga ajo që mezi hiqet.
E fshiva sa munda, por nuk ja hoqa dot.

Sot bëra llafe me edukatoret dhe u thashë, që do bej ankese zyrtare.
Ato me thane se dy çunat e mi jane shume te lidhur me njeri tjetrin dhe e bene me shaka, kete gje, ne marreveshje bashke.
U zura faktikisht, por me besoni te gjithe njerezit rruges me hedhin llafe, shih si ja ka lyer debilja thone... Nuk po përmend burrin dhe vjehrrine, qe si gjithmonë ma vune fajin mua.
Ju lutem me thoni dicka!
Te ishit ju do benit llafe, se une nuk durova dot.
Thonjte e tyre ishin njeri si me manikyr roze dhe tjetri te kalter.
Aman moj nena s'po me lene rehat ti rris keta femije.
Nuk di ti rrisësh, nuk di t'i lash, nuk di t'i mbash, nuk di ti vesh ne gjume, nuk di ti japesh sisë, tani kjo...!
Ju faleminderit....!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Më ka ndodhur e njejta gjë me djalin (në fillore) e një prindi.
Më beso, fillova të djersis nga ngushtimi, "si do ja them tani prindërve"
Vjen e ëma t'a marrë dhe unë, duke m'u mbajtur goja i shpjegoj çfarë ndodhi.
Ajo i pa, më dëgjoi deri në fund dhe.... tha "po këto janë më të bukura se të miat".
Qeshëm të gjithë dhe nëna na tha se shumë veta i thoshin kështu si ju, pse e mbante si gocë. Ajo ua kthente nuk është gocë, është piktor! :)

Që atë ditë jam mësuar tu jap gjithmonë besim prindërve, u tregoj pa frikë të vërtetën, përditshmërinë tonë me fëmijët, sepse ky është çelësi i një baze të fortë për një marrëdhënie edukative sa më pozitive të edukatorëve me fëmijët. Faleminderit që na keni shkruar!