Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjes nëna!
Ju lutem më ndihmoni sepse jam ne hall te madh.
Kam një vajze tre vjec, që sapo ka filluar kopshtin.
Sapo filloi e zuri infeksion në zonën intime.
Pasi fola dhe me nënat e tjera më thanë, që edhe fëmijët e tyre janë me infeksion, e kanë kuruar shumë herë, por përsëri shfaqet.
Ato thonë që edukatoret nuk i ndihmojnë fëmijët të lahen, pasi kryejnë nevojat personale, thonë që po i mësojmë fëmijët të jenë të pavarur. I mësojnë te mos shperdorojne letren higjenike (që e blejmë ne prindërit dhe fshihen me pak).
Mua më duket shumë gjë e padrejtë.
Ju lutem me thoni çfarë mund t'i them edukatoreve, pa i ofenduar apo pa u mbetur qejfi, se kam frikë se hakmerren te goca!
Do ju falenderoja shumë po të më ndihmoni! Faleminderit!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje nënë e faqes sonë!
Nuk di nëse në grupin e kopshtit keni përfaqësues të prindërve. Ne kemi dhe për çdo problem u drejtohemi atyr, të cilët na dëgjojnë dhe u paraqesin në mënyrë anonime, kur është nevoja, çdo lloj problemi. Provoni në këtë mënyrë, flisni me nënat e fëmijëvetë tjerë dhe zgjidhni dy ppërfaqësuese!
Shpresoj tju kemi ardhur në ndihmë sadopak!