Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nëna!
Jam mami i nje femije 4muajsh.
E ushqej me gji

Unë, gjatë ketyre diteve dhe pediatri, sot, vumë re se shtonte vetëm 90 gram në javë.,ndaj më keshilloi te shtoja pak qumesht artificial.
Provuam një sot, P.1 i lëngshëm, por i dolen pucrra te kuqe në buzë, mjekërr dhe faqe.
Çfarë te bëj?
Të vazhdoj vetëm me gji?
Faleminderit paraprakisht nese me pergjigjeni.

3 comments:

Bebevogelushe said...

Mirëmbrëma nënë e dashur e faqes sonë!
Një shtesë 90g në javë nuk është keq, për këtë fashë moshe.
Puçrrat mund të jenë pasojë e qumështit të ndërhyrë.
Është mirë të vazhdojë të ushqehet me gjirin e nënës.
Pas mbushjes së 5muajve jetë, mos provoni më P, që me sa kuptoj është qumësht lope ??? (ndoshta gabohem, nuk dua të përmend këtu emrin e plotë të produktit) , por filloni direkt me ushqimet e ngurta.
Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!

Bebevogelushe said...

Puçrrat në këtë zonë, pediatri i bebit tim tha, se kanë pothuajse gjithmonë origjinë ushqimore.

Bebevogelushe said...

Më këshilloi tja freskoja me peshqir të lagur me ujë të freskët, që të kalonin sa më shpejt!