Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Shpejt dhe shkurt diçka për drekën, darkën e të Hënës dhe zemrat e paradites dhe pasdites për muajin në vazhdim.
Sot presim një dhëmb të dalë ndaj kemi shumë teka me ushqimin.
U gjendëm të papërgatitur ndaj refuzimit të ushqimit, për këtë zgjodhëm të kënaqim pak me ushqimin e preferuar.
Për sot menduam të gatuajmë:
Zemra e paradites
Për zemrën e paradites dy biskota me miell orizi, të cilat janë pak më të forta, se të zakonshmet. Ideale për krruarjen e mishrave të dhëmbëve, që sot po mundojnë kaq shumë.
DREKA
Makaronçin me Pesto Kungulleshke të gjelbër.
+ Dy Qofte furre, me mish viç, të zhytura në pak salcë domatesh, të përgatitura në shtëp, të ngrohura lehtë. I ndajmë në 4 pjesë secilën dhe fëmija i ha në mënyrë të pavarur.)
+ Ujë natyral
+ 1 fetë të vogël Bukë.
+ Frutë (Dardhë. Ky Frut po jepet pak më shpesh, sepse fëmijar, për të cilin kujdesemi, është kaps)
Zemra e pasdites
Biskota Plasmon të thërrmuara në frutë (Mollë + Banane) të miksuar.
DARKA
Sot për vaktin e darkës kemi zgjedhur Makaronçin (Pennette) me Gjizë të ëmbël dhe Djathë kaçkavall i grirë Grana.
Zjejmë në ujë pa kripë Makaronçinat, për rreth 8 minuta, ndoshta edhe më shumë, nëse ka nevojë.
Vendosim në emulsion Gjizën e ëmbël, Vaj ulliri ekstravirgjër dhe Djathin Grana. Miksojmë masën, derisa i bëjmë krem. Djathë i grirë Grana.
Kullojmë makaronçinat dhe i bashkojmë me kremin e Gjizës.
Vazhdon dreka me:
+ Karrota të zjera fort në avull.
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël)
+ Frut i freskët (Mollë e prerë në katër apo më shumë pjesë).
+ Ujë natyral.
Faleminderit që na ndiqni rregullisht Bebe&Vogëlushë! :)
Përshëndetje të përzemërta!
0 comments:
Post a Comment