Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Ashtu ju kishim premtuar po ju sjellim ide për ditën e Hënë. :)
E filluam ditën e sotme me biskota (ose crackers) të përshtatshme për moshat, për zemrën e paradites.
+ Ujë natyral.
DREKA fillon me:
Makaronçin të përshtatshëm për moshën
+ ragù perimesh (patate, karrotë, kungulleshkë pak Frut i thatë i bluar, KUJDES nëse fëmija nuk është alergjik dhe më parë është konsultuar pediatri i tij)
+ Finok i zjerë në avull dhe i copëtuar, për t'u ngrënë më lehtë.
+ vaj ekstravirgjër ulliri
+ Frutë e kaluar në mixer (mollë + kajsi)
+ Ujë natyral
+ Panine për të krruar mishrat e dhëmbëve dhe stimuluar kafshimin.
Zemra e pasdites
Frutë e kaluar në mixer (mollë + mirtilli, boronicë) + tre biskota të thërrmuara në Frut, të përshtatshme për moshën.
+ Ujë natyral.
DARKA
Rizotkë me djathë Grana
Për përgatitjen:
Qepë
+ Oriz
+ Gomasio ose Susamë
+ Djathë i grirë Grana
+ Dado Vegjetale
+ Vaj ulliri ektravirgjër.
(Një lugë e vogël kafeje me qepë të grirë, e tiganisim me pak vaj ulliri ekstravirgjër, në një tigan të vogël pjek, pa yndyrë orizin, ngjyrë të kafenjtë, në ar.
E bashkojmë me qepën dhe hedh ujë të valuar dhe një lugë plot Gomasio, në mungesë shtojmë susamë, më duket se i afrohet shumë në shije. Në vazhdim të përgatitjes shtojmë Dado Vegjetale. Në fund të përgatitjes shtojmë djathin e grirë Grana.
P.S Gomasio ose Susamë i jep shije rizotkës, pa e kriposur, ndërsa Dadoja Vegjetale e rregullon shijen, por është për t'u provuar me shumë kujdes, të mos na rrëshkasë dora, sepse rizotka del më e kripur seç duhet.
Asnjëherë pa u këshilluar më parë me pediatrin e fëmijës)
+ Ujë natyral
+ Panine
+ Frutë (Dardhë)
Oreks të mbarë dhe kalofshi një ditë të gëzuar, sot!
Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!
0 comments:
Post a Comment