Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Mirëmëngjes Bebe&Vogëlushë!
Ja programi ushqimor për ditën e mërkurë.

ZEMRA E PARADITES
Biskota Mellin (ose crackers me drithëra)
+ Ujë natyral me ekstrakt lëng Molle.

DREKA
Sot kemi zgjedhur
Makaronçin lloj Pennette të zhytur në Gjizë dhe Grana.
(Bashkojmë gjizën me Granën, shtojmë vaj ulliri dhe e rrahim, derisa të marrë trajtën e një kremi.)
Për pjatë të dytë, karrota të zjera në avull.
+ Frutë sipas dëshirës
+ Ujë Natyral
+ Një Panine për të krruar mishrat e dhëmbëve.






DARKA
Makaronçin (format i përshtatshëm për moshën)

+ ragù me mish viçi (mish viçi i grirë, pak qepë e grirë, pak karrotë e grirë, pak rrënjë selino e grirë)
+ Vaj ulliri ekstravirgjër
+ Djathë i grirë (grana)..
+ Ujë natyral
+ Panine
+ Frutë (Dardhë)

ZEMRA E PASDITES
Frutë e grirë imët (Mollë +kajsi)
+ tre biskota Mellin të thërrmuara të përziera në frut.
+ Ujë natyral, me ekstrakt lëngu molle.





Oreks të mbarë dhe kalofshi një ditë të gëzuar, sot!
Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!


0 comments: