Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

E dashur faqja Bebe&Vogëlushë!
Të pakten per mua kjo keshille që po ju kerkoj eshte shume e rendesishme.
Kam dy vajza njera 10 dhe tjetra 8 vjec e gjysmë.
Jane shume te shkathëta dhe kureshtare, ndonjehere edhe me shume sec duhet.
Nuk kam ku t'i le, kur me duhet te bej pazaret dhe i marr me vete. Ka pasur disa raste, kur kam blerë pecetat higjenike dhe më pyesin gjithmonë, pse i blej.

Nuk di a bëj mirë, por për të dalë nga situata u them, se kur kollitem me shpeton çiçi, ndaj i vë. Ndihem kaq ngushte sa nuk e keni idene, ndaj dhe i genjej keshtu.
Kam frike se i tremb, po u fola te verteten.
Gjithashtu kam frike se do me pyesin prape, por dua t'ju pyes, bej mire, qe u përgjigjem kështu?
Nuk dua t'i marrin vesh keto gjera nga shoqet apo diku jashte shtepise.
Ju lutem kam shume nevoje per keshilla, jo per gjykime, sepse e di qe gaboj, kur i genjej. Faleminderit!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Ne të Bebe&Vogëlushë mendojmë se duhet t'u thoni të vërtetën vajzave tuaja.
Pa u ndalur shumë në detaje të tepërta.
Do të mendoja se do ishte shumë mirë, nëse u shpjegoni se kur vajzat bëhen të mëdhaja, po ashtu dhe çunat, por pak më ndryshe, trupi ndryshon, rritet gjoksi dhe ndryshon edhe barku, ndodhin ndryshime, që kur të rriten dhe të vendosin të kenë fëmijë, të mund të bëhen mami.
Gjatë bisedës tregohuni e sigurtë dhe e qetë, sa më natyrshëm të jetë e mundur dhe do të shihni se do të dini t'ua shpjegoni edhe këto pyetje të sikletshme, si për çdo prind tjetër.
Shpresoj tju kemi ndihmuar sadopak!
Faleminderit që na keni shkruar!