Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma nëna të dashura!
Nuk kam shume dite, qe kam pelqyer Bebe&Vogëlushë dhe mund te them, qe eshte nje faqe mjaft e vlefshme.
Ndoshta kjo e imja mund tju duket gje e pavlere, por une kam nevoje te qetesohem për djalin tim 4 vjec.

Ka filluar këtë vit, te perplase duart, para se te filloje te flasë dhe i merret goja tre here radhazi por, por, por, dhe mbulon syte me duar.
Burri më thote i vihesh kot mbrapa çunit.
Pres me padurim përgjigje nga ju. Shqetesohem kot apo mund te kete ndonje problem?
Faleminderit paraprakisht!

2 comments:

Bebevogelushe said...

Mirëmbrëma e dashur nënë e faqes sonë!
Përsa i përket asaj, që thotë bashkëshorti juaj mund të them, se baballarët i gjykojnë më shumë se duhet gratë e tyre si nëna në ankth dhe që shqetësohen kot së koti, kjo tashmë dihet :) Ne përkundrazi mendojmë se është mirë, kur nënat janë kaq të kujdesshme! Ndoshta djali juaj përpiqet të tërheqë vëmendjen e ju të rriturve, me anë të përplasjes së duarve dhe po zgjedh fjalë të rëndësishme, që të mund t'ju habisë dhe t'ju pëlqejë ajo, që ju thotë.
Nuk besojmë se ka ndonjë gjë shqetësuese.
Faleminderit që na vlerësoni, duke na kërkuar mendim!
Përshëndetje të përzemërta!

Unknown said...

Shko te hoxha ka msysh