Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirembrema te gjithave! Ndihem perseri e mjere..!
Te parin e humba tre muajsh, tani prape i dyti, dy muajsh...
Plot gjakderdhje edhe kësaj radhe.
Bashkëshortin e kam gjithmone pranë.
Gezoheshim kur i kishim, hidherohemi, kur iken.
Për mua sidomos shtatzania e dyte ishte shkaterruese.
Vazhdon edhe pas dy javesh gjakderdhja... Po shkaterrohem fizikisht dhe menderisht.
Kam marre shume frike.
Nuk jam e zonja t'a provoj prape.
Nëse erdhi një ditë, e di do të vijë prape, por unë i kam humbur shpresat Per tu bere nene!
Me falni ndoshta ju mërzita, por doja t'a ndaja me dike kete tmerr. Nuk kam asnjëri pranë përveç burrit!

3 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mikesha jonë e trishtë!
Ndodh më shpesh se mund të mendohet,por nëna nuk mund të ngushëllohet me këtë.
Mendimet, ëndrrat, dhe planet e gëzuara rriten bashkë me barkun duke u bërë për nënën e ardhshme një realitet.
Një dështim është shumë e vështirë të përballet. Aq më tepër për ju që keni pësuar dy. Mendojmë se në këtë rast duhet edhe mbështetje e specializuar. E kam provuar për fat të keq, atë që keni kaluar ju dhe kam parë me sytë e mi, se frika menjëherë pas dështimit kthehet në forcë dhe dëshirë, për të kapërcyer këtë dhimbje pas disa kohësh.
Krijohet edhe hapësirë e re, për të provuar t'a zërë një fëmijë tjetër.
Gratë, nënat karakterizohen nga një forcë të brendshme të mahnitshme, për të sjellë në jetë.
Urimet tona më të mira!

Anonymous said...

Me vjen keq. E di cfare ndjen. 3 shtatzanite e mia te para kane shkuar keq. Te paren 35 jave, te dyten 7 jave e te treten 16 jave. Te them mos ti humbesh shpresat. Tani kam gocen 4 vjece. Te sygjeroj te besh nje analize qe nxjerr mos ke gjakun e trashe. Nuk e di a behet ne shqiperi. Une e pata bere jashte.

Frostina said...

Ta uroj me gjithe zemer qe nje dite sa me te afert ti dhe bashkeshorti te lumturoheni nga fryti i dashurise. Kurajo e dashur ❤️