Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nëna!
Kam tre muaj që kam lindur vajzën.
Para gjumit ka shume qejf qumështin, nuk pranon as çajin, as kamomilin, as ujin, as çuçon, asgjë.

Do vetëm gjirin tim, qoftë sa për t'a thithur 5minuta, menjëherë me pas e ze gjumi deri pas tre oresh, kur vjen ora të pije prape. Nuk po arrij te kuptoj çfarë ka?
Ndoshta ka uri goca?
Ju faleminderit paraprakisht, për çdo ndihme!

2 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje mikeshë e faqes sonë!
Ndoshta është edhe uri, por nga ato, që shkruani nuk më duket kështu.
Ne kemi më shumë parandjenjën se bebja juaj ka nevojë për kontaktin me nënën e vet, para se të flerë: kamomili qetëson të rriturit, ndërsa prania e trupit të nënës qetëson foshnjën, ashtu si ka bërë edhe në brendësi të tij, për nëntë muaj me radhë!
Urime e dashur!

Valeriana said...

Po pse si do flej ndryshe femija po nuk piu?un e kam 11 muajshe vajzen dhe ne keto momente po i jap gji qe ta ve ne gjum dhe perhera kete bej sa her qe e ve ne gjum edhe diten i jap gji qe ta zej gjumi