Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje Bebe&vogelushe!
Jam mami i një bebi tre muajsh.
Doja t'ju pyesja nëse është vete karakteri i fëmijes sim, qe qan dhe do gjithe kohen ne krahe apo ka frike nga i ati?
Ca dite përpara Trembet nga babi  psh babi e la te qante, ne menyre qe t'i fliste Per t'a qetesuar, por jo në vend qe te qetesohej, inatosej dhe ulerinte.
Për fat u qetesua më vone.
Kur u ngrit nga gjumi nuk donte t'i afrohej i ati as per t'i folur.
A mund te mbese keq nje femije kaq i vogel?
A pëson traume?
Si te bej t'ja heq friken nga babi? Ai e merr ne krahë, i flet, i lexon libra, i kendon ninulla, por ajo sa e kupton shpërthen ne te qara.
I pres me padurim keshillat tuaja!
Faleminderit!


2 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mami e faqes sonë!
Të porsalindurit qajnë, që të merren në krahë ose kërkojnë përkëdhelje ndoshta ashtu si ndodhte në barkun e mamit.
Me kalimin e kohës foshnja mësohet me njerëzit, që e rrethojnë, mësohet me aromën e tyre, zërin, veprimeve, prandaj kërkon të tërheqë vëmendjen.
Lotët dhe të qarat janë tregues ndoshta të inatit, pra kërkon të komunikojë me ata që e rrethojnë dhe këto nuk janë naze.
Duhet vetëm të arrini t'a kuptoni. Shumë nevojë...!
Faleminderit që na keni shkruar!

Marinela said...

Them se e tremben zeri nuk besoj se ka ndo nje gje do i kaloj femijet kalojn shum faza duke ritur kta timet kishin frik nga lulet kur ishin 1.5 vjec dhe shum te tjera do i kaloje