Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Kisha pësuar shumë aborte, foshnja që nuk lindën kurrë. Pas çdo pastrimi që më bënin lëpija plagët, pas çdo humbjeje që më shenjonte si me thikë zemrën, ëndrrën për të pasur një fëmijë e shihja çdo natë dhe në errësirë imagjinoja ngjyrën e syve, dorën e tij në gishtat e mi dhe ndjeja si diçka reale aromën e tij sa herë që qaja mbi jastëk. Qaja e dëshpëruar, sepse nuk munda ti vë një emër krijesës sime, ti jepja një jetë, një zë, një krevat, ti jepja gji, ta përkundja...

Shumë doktorë i paguam me para në dorë, por nuk ishte e thënë. Fillova të kërkoja në net doktorët dhe spitalet më të mirë dhe kur i gjeta nuk kurseva asgjë, mjafton të gjenin pse nuk mund të bëhesha nënë. Paguam shumë mirë gjinekologun dhe si me magji ju hap goja: mjafton të kuroni infeksionin që keni dhe do ta shihni që pas disa muajsh do merrni në krahë foshnjën tuaj! Fillova kurën dhe... lajmi më i shumëpritur. Isha shtatzënë,por gëzimi nuk zgjati shumë. E dëshpëruar vura re gjakderdhjen e radhës dhe morëm urgjent rrugën e spitalit. Frika, dhimbja dhe dekurajimi më paralizuan të gjithën. Mjeku i rojës i përgjumur dhe i pakënaqur, që nuk i kishte ardhur një grua për të lindur, por një rrezik dështimi pa pagesë kushedi se çfarë, na e preu shkurt: foshnjën e keni humbur, nuk ka më rrahje zemre. S'na mbetet gjë tjetër veç pastrimit. Kaloni në sallë - më tërhoqi prej krahu, por unë nuk pranova, me shpirt ndër dhëmbë u ngrita dhe dolëm jashtë nga ai ferr. Im shoq merr në telefon gjinekologun tonë dhe nxitojmë drejt studios së tij. Nuk më hiqej nga mendja ekoja që i bëri mjeku i rojës, që me dorën afër gojës së hapur për gjumë njëkohësisht thoshte: ja shihni edhe thesi është bosh, s'ka asgjë... s'ka asnjë rrahje,por unë e shihja foshnjën time, ishte aty, ma ndillte zemra. Ndërkohë gjinekologu im indiferent dhe i pasjellshëm më tha, që kishte një vizitë tjetër pas dy orësh, kështu që nuk do e zgjaste shumë ekon

0 comments: