Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Flokët e kallinjta nuk e linin të hante i qetë kështu që herë pas here, i bezdisur, i ngrinte me dorën e majtë, sepse e djathta ishte ngjeshur mbi lëngun e patateve të shijshme të furrës që teta Liria, kuzhinierja e mensës për fëmijë të jetimores i gatuante aq mrekullisht dhe gjithnjë i hidhte dy racione, sepse flokët e tua janë të kallinjta: i thoshte ajo duke i përkëdhelur e lëmuar fytyrën.
Kishim vite të tëra që ata të dy kërkonin të bënin një fëmijë, por Zoti nuk kishte shkruar një fat të tillë për ta.
Ata ishin destinuar të bëheshin prindër të fëmijës me flokë ngjyrë të kallinjtë gruri. Ishte ajo që kishte frikë të birësonte. I dukej se nuk do ta donte mjaftueshëm dhe do ti prishte jetën me këtë padashuri, sesa do ti ndreqte. Ai e kishte vendosur : kishte blerë dhe këlyshin e vogël bari gjerman, edhe ai me pellushin në ngjyrë kalli të pjekur Qershori, ashtu si djali ynë, Mirë! Do ta shohësh ti do jesh një nënë e përkryer! Mendo që do dalim bashkë me qenin për vrap nga liqeni dhe të katërt do të shëtisim çdo ditë, nuk do humbim asnjë ditë pa ajër të pastër, pa zemrën e pasdites në shi, në borë, në erë e tufan. Kjo ndodhte 5vjet më parë... Pas xhamit të përlotur nga shiu Mira gjerbte çokollatën e ngrohtë dhe silueta e tij, që kthehej nga puna e bëri të brofte në këmbë dhe të thërriste: Indrit erdhi babi! Shpejt se do dalim piknik... Ja një sekondë të më shohë babi rezultatin e detyrave të matematikës, kjo dreq vlerë e X me çmendi.... Hë gati biri? - u thirri babi të dyve. - sot bie shi, por restoranti është i mbuluar, ka dhe kopsht zoologjik, mos harroni aparatin! Ndërkohë që bënte gati çantën e shkollës Mira e pa tek e bezdisin flokët e kallinjta sërish mbi sy, si atëherë kur ajo mendonte se nuk do të arrinte të ishte nënë e mirë! Sa budallaqe kam qenë... mendoi ndërsa po vishte çizmet, atë e bezdisin dhe i ngre flokët e kallinjta vetëm kur është i lumtur... ai me ne është i lumtur! Nëpër rrugët e Tiranës shiu vesonte dhe bariu gjerman, jo më këlysh shkundte pellushin duke u valëvitur e stërkalur familjen e vërtetë lidhur jo prej gjakut, por prej dashurisë! Kush i shihte ashtu të qeshur, qeshte me vete dhe mendonte: ama ditë kanë gjetur për të bërë shëtitje. Askush nuk i shkonte ndërmendje se ata po përmbushnin një premtim birësimi, ashtu siç i kishin premtuar mami Lirisë porositën për djalin 2rracione patatesh furre! Çdo premtim duhet mbajtur, sidomos kur ia bën një djali me flokë të kallinjtë! Apo jo? :)

Kjo histori ka ardhur në rrugë email-i  në adresën tonëredaksiabebevogelushe@hotmail.com


0 comments: