Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Ishim të lumtur bashkë. Kishim tre fëmijë njëri më i bukur se tjetri. Dashuria jonë sa më shumë kalonte koha më dukej se shtohej... për fat të keq më dukej vetëm mua. Me ardhjen e krizës në Greqi largoheshim nga njëri tjetri gjithnjë e më shumë, nuk di pse. Sa më shumë përpiqesha ta rregulloja, aq më tepër fundoseshim si çift. Dukej se gjithçka kishte marrë rrokullimën dhe asgjë nuk na ndalte të arrinim fundin e lidhjes sonë.

Divorcin dhe ndarjen i përballova si një gjemb të madh në zemër. Largimi nga fëmijët dhe ti shihja vetëm me lejen e gjyqit ishte një tub akulli në shpirtin e nxehtë e të dashuruar pas tyre. I takoj një herë në dy javë ose gjatë festave, por më duket se nuk më mjafton kurrë koha, që kaloj me ta. Sidomos e vogla 3vjeç kur ndahet nga unë, qan me dënesë dhe i gjuan të ëmës. Kështu kalojnë ditët dhe unë nuk ngopem duke u thithur aromën luleve, princeshave të mia. Kanë kaluar shumë muaj nga ndarja dhe vuaj tmerrësisht shumë, kur jam larg tyre!

Një arsye tjetër për të cilën kam filluar të shqetësohem shumë, sepse ish-ja ime është njohur me dikë tjetër dhe kalon shumë kohë me të, duke mos u kujdesur më si më parë për fëmijët tanë. Fëmijët ngelen shumë orë vetëm, orët e ngrënies shtyhen pa të keq, hanë çdo lloj shpifësirash para vakteve kryesore, luajnë video dhe kanë filluar të bien nga mësimet. Nuk e gjykoj lidhjen e saj, por mendoj se ajo po vepron gabim. Edhe pse i trembesha kësaj situate dhe shpresoja të mos ndodhte kurrë, erdhi dhe mendoj se duhet përballuar me më shumë kujdes! Mua më duket se ajo ka përgjegjësi për fëmijët tanë,sidomos pasi arriti të fitonte kujdestarinë e tyre, shtëpia rrëmujë dhe ajo do të njohë shokun e saj më mirë! Është nënë në radhë të parë dhe duhet ti kushtohet plotësisht fëmijëve, ose të paktën shumicën e kohës. E mbyll duke ju pyetur: një grua, që lë pas dore shtëpinë dhe fëmijët, për tu shoqëruar dhe njohur me të dashurin e saj të ri, si mund të përkufizohet?

Një baba i dëshpëruar.



Kjo letër është shkruar nga një motër, që shpreh shqetësimin për fundin e lidhjes martesore të vëllait të saj dhe ka mbërritur në redaksiabebevogelushe@hotmail.com


0 comments: