Po afrohet ora e gjumit dhe mami përgatitet shpirtërisht për të përpjetën e fundit të kësaj të djele. I latë dhëmbët?.... këmbët? Shpejt gjumë! Marr të voglën, e vë në krevat të vogël, turrem të tërheq edhe të madhin që ka një javë që pret filmin ''Moxart'' pjesa e dytë. Sapo i mbush mendjen me të mirë çunit, e vogla ka ''shpërthyer'' hekurat e krevat-burgut dhe një Zot e di qysh më shpëtoi pa parë që ishte shtrirë me të atin, sa vë njërën në krevat, tjetri më ka rrëshqit me vrap dhe do shof Mooooxartin, se do më pysi zysha muzikës nesër (la prof) nesër.... shpejt në krevat se do lexojmë Kësulëkuqen me mamin.
Poooo Kësulëkuqen - thërret i madhi, pooooo kushikuqen, kushikuqen - përsërit e vogla. Shtrihemi! Sapo nis mami përrallën... mamiii do laj vamët (dhëmbët). Sa i lave mos më mërzit! Shssssh dëgjo përrallën... edhe Kësulëkuqja... do puf babin... shko puthe hë, kthehu shpejt! Kthehet vonë, nejse, dhe mami i tha mos fol me të panjohurit... iiiii kaka mami! Tani sa e bëre, përnatë një muhabet ke ti! Kakaaaaaa mamiii! Çoje thashë me vete, se mos e ka me vërte dhe ta bën këtu në krevat pellgun e shoqëroj, kthehemi në krevat....
Gjyshe pse i ke veshët kaq të mëdhenj? Këtu veshi ma? Dhe ma ngjesh gishtin në daulle të veshit sa sytë më lotojnë nga dhimbja...
Gjyshe pse i ke sytë kaq të mëdhenj? Një grusht syve mamit, sa nesër në spacioxhoko do mendojnë se i ka gjujt çik kësaj burri albaneze ishalla s'ngelet shenjë them me vete, se po shpëtova edhe sot oj Kësulëkuqe mos ta pafsha më bojën!
Gjyshe pse e ke gojën kaq të madhe? - përpiqem të mbaroj përrallën unë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme (duhet bërë ai dreq sigurimi i jetës për shtëpiaket, se me aq përralla sa vritemi ne do ishim në Maldive tashi), duke vënë dorën për të mbrojt buzën... kur vjen i madhi ma heq dorën dhe ja gjyshja pse e ka gojën kaq të madhe, që të shfryjnë kalamajtë dhe të kanalizojnë mllefin dhe frustracionin mo (kështu e thotë dhe psikologu) ma çau dhe buzën e vogla, po kalova dhe gjahtarin pa grushtet barkut për të nxjerrë gjyshen dhe Kësulëkuqen, bëj dasëm nesër :) pooooo gjahtariiii... nxirre Kësulëkuqen, nxirre gjyshen - bërtet i madhi duke mu hedhur në prehër... po xire xire kushikuqen, xire zhyshen - shkallon komplet dhe hajt ta vësh më në gjumë të voglën....
Na ishte një herë vetëm kjo m... Kësulëkuqje, se vallaj nuk ka për të qenë më, se po qe prapë, si Kësulëkuqja u bëfsha! Mami nesër prapëëë kushikuqen ëëëë? Kur të shofësh majën e veshit mam.... si? Kshu? Më tërheqin veshin fort nga maja! Ooooooi më vratë, më dërrmut, nesër s'ka më Kushikuqe, nesër Pinokun! POOOOO Pinokuuuun kapi hundëëën! - thërret i madhi. Poooo undëëën! - përsërit e vogla. Gjumëëëëë se ju grivaaa! - revoltohem duke rrasur të dyja duart tek hunda, për ta shpëtuar nga dopieta.... vetëm kur janë duke gërrhitur më kalon inati dhe urrej veten, që nuk i nuk i vura njëherë në gjumë të dy gjumashët e mi pa i bërtitur. I puth të dy dhe.... është zyrtare, ata janë jeta ime, të paktën derisa të zgjohen, po njëherë! :)

0 comments:
Post a Comment