Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Sot Bebevogëlushë trajton një temë shumë të rëndësishme: të ndërpresim gjivaktin pa plagosur gjirin dhe pa "tronditur" bebin.
Kur vendosim të heqim gjirin duhet të vendosim në radhë të parë "me miratimin" e tij dhe pak e nga pak, pa i provokuar bebit shqetësime.

Vendimi i parë që duhet të marrim është ndryshimi i programit ushqimor, pra jo i njëjtë me atë program që përdornim gjatë periudhës së gjivaktimit, kështu, në këtë mënyrë nis rruga e vështirë e ndarjes nga Cici i mamit.


Së dyti duhet hequr gjivakti, që përdoret nga nëna jo për nevoja të vërteta ushqimore, si ngopja, por në ato raste kur më duhet patjetër ta qetësoj me gji se qan, të gjejmë mënyra të tjera për ta qetësuar, jo ta qetësojmë me gji.

Gjiri të përdoret vetëm në rastet e domosdoshme, kur bebi ka uri, ose kur duhet ta vëmë në gjumë.

Nuk është e vështirë, nëse do ti largojmë në këto momente gjirin, por jo dashurinë dhe vëmendjen tonë për të. E gjitha kjo bëhet që fëmija ta kuptojë se ndërprerja e gjirit nuk sjell dhe largimin prej ndjenjave afektive të nënës. Nëna në këto çaste të rëndësishme do ti rrijë pranë bebit duke e mbushur atë me përkëdhelje, puthje, gjatë ngrënies dhe të shtrihet pranë tij ndërkohë që e zë gjumi. Nëse nuk i mungon dashuria dhe vëmendja e plotë e mamit, brenda pak ditësh fëmija ynë nuk do ta ndjejë mungesën e Cicit.

Me të kaluar ditët e para, pak të vështira për nënën dhe fëmijën, gjendrat mamare nuk do të prodhojnë si më parë qumësht. Zakonisht ditët e para të shkëputjes nga gjiri nënat ndjejnë dhimbje në gji, sepse qumeshti mblidhet!

Në rast se dhimbja është e madhe duhet të konsultohemi me mjekun, i cili na përshkruan recetën me farmaceutikë për largimin e qumështit të gjirit. Zakonisht dhimbja është e lehtë dhe nuk kemi nevojë ti drejtohemi mjekut.

Në kushte shtëpie:

Mund të përdorim pompëzën e gjirit, por gjiri nuk duhet boshatisur krejtësisht, sepse sa më shumë tërheqim aq më tepër qumësht prodhojnë gjinjtë.

Mund të përdorim pëshqirë të lagur me ujë të ftohtë dhe të shtrydhur fort. Kryejmë disa herë tërheqjen e qumështit në rast dhimbjesh dhe peshqirët me ujë të ftohtë derisa qumështi të largohet vetiu brenda 4/6 javësh.

Nëse keni rrjedhje të qumështit edhe pas kësaj periudhe drejtohuni mjekut të besuar.




0 comments: