(Te rejat ushqimore e ketij muaji jane: Ofrimi i qumeshtit te lopes dhe nenproduktet e tij,
bishtajat (fasuleve, thjerza, bizele) etj me te cilen mund te zevendesoni nje here ne jave nje vakt purè perimesh.
Gjithashtu shume e rendesishme eshte nderhyrja e ushqimeve, qe mund te shkaktonin alergji ushqimore si: veza, luleshtrydhja, domatja.
Per programin ushqimor te ketij muaji sjellim keshillen e znj. Silva Bino, mjeke infeksioniste dhe drejtuese e Institutit te Shendetit Publik, e cila thote se femijet alergjik nga veza nuk duhet ta bejne asnjehere vaksinen MMR
Problemi qendron ne faktin se shume nena mendojne,
se nuk e kane femijen alergjik nga veza, pasi i provojne vetem te verdhen, nderkohe qe alergjia shkaktohet nga e bardha.
Femijet alergjik mund te hane pa problem, vetem te verdhen e vezes, nese ajo nuk ka asnje mbetje nga e bardha.
(Flisni me pediatrin e femijes per kete, para se te ndermerrni cdo hap, apo vendim ushqimor per femijen tuaj).
-MENGJESI :
Pak pas zgjimit dhe higjenes
• Qumesht gjiri
+ 2-4 biskota femijesh
• Qumesht formule i vazhdimit
+ 2-4 biskota per femije
- ZEMER PARADITEJE
Ora 10.30-11.30
• Frute te grira ne rende pure
• ose e shtypur me pirun.
DREKE
Ora 13-13.30
220-250gr gjithsej
- Perime të zjera shtypura me pirun ose perime dhe bishtaja të plota të zjera
+ të Hënën mish pule të prerë me thikë imët 30-40 gr.
- të Martën mish viçi të prerë me thikë imët
- të Mërkurën peshk të shtypur me pirun
- të Enjten të verdhë Veze e shtuar në supën e nxehtë
- të Premten proshutë cotto të prerë imët me thikë
- të Shtunën vetëm lëng mishi ose perimesh
- të Dielën mish Gjeldeti të prerë me thikë imët
+ lëng mishi ose peshku
+ makaronçin ose drithëra rezervë ose krem multidrithërash ose makarona orizi ose oriz kokërr ose makarona spaghetti të prera imët me thikë.
+ vaj ulliri
+ djathë i grirë hollë
- ZEMER PASDITEJE
Ora 17-17.30
• Krem frutash (pappa lattea) te pershtatur per femije i gatshem i blere (ose me miell dritherash te pjekur rezerve ne kushte shtepie)
• Krem biskotash te pershtatur per femije i gatshem te blere (ose me miell dritherash te pjekur rezerve ne kushte shtepie)
• Ose kos shtepie
• Ose kos shtepie+fruta
• Ose kos shtepie+biskota
• Krem frutash (pappa lattea).
Te gjithe kremrat e miellit te pasdites, qe blihen bashkohen me uje natyral te ngrohte dhe mjafton te perzihen, ndersa miellrat e dritherave te pergatitura ne shtepi duhen zjere me pare.
DARKE
Ora 19.30-20.00
220-250gr gjithsej
• Leng perimesh
• ose leng mishi
+ 2-3luge Grana i grire
• ose 2-3luge Parmigian i grire
• ose 2-3luge Djathe i grire kackavall pa kripe
• ose 40-50gr Gjize e fresket
• ose 40-50gr Krem djathi tip crescenza
• ose 40-50gr Djathe dhie krem
• ose 2 trekendesha Djathe bebe
• ose Djathra te fresket krem (cdo darke zgjidhet vetem nje tip nenproduktesh qumeshti duke i alternuar)
+ makaroncin
• ose miell rezerve
• ose krem dritherash i blere
+1lugez vaj ulliri ekstra virgjer
PARA GJUMIT. S.K (sipas kerkeses)
• Qumesht gjiri
• Ose Qumesht formule i vazhdimit.
0 comments:
Post a Comment