Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

E dashur faqe Bebe&Vogëlushë!
Sipas meje jeni faqja shqiptare me e mire ne Facebook.
Pak muaj pas martese zbulova shtatzanine time te pare. Jam nje grua e lumtur dhe i lumtur pa mase per kete foshnje.

Jam shume e lidhur me mamin dhe e dua pranë kur te vije engjëlli im, por burri im është krejt kundër. Jetojme vetem unë dhe ai ne Itali. Skemi asnje te na behet ndihme.
Burri nuk mendon se do kemi nevoje per te dhe se do ja dalim mbane vete per bukuri.
Ju betova se nuk e bej nga qejfi, por ai thote jam e perkedhelur (theksoj se jam cupe e vetme).
Me besoni kam shume frike te rri vetem, sepse im shoq punon nga mengjesi ne darke!
Ju lutem pa ofendime se askush nuk arrin t'a kuptojë sa frike kam te rri vetem.
Faleminderit!




1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur ndoshta une mund tju dukem pak mbrapa ne mendime, por them se në një farë mënyre ka të drejtë bashkëshorti juaj.
Ju tashmë e keni lënë familjen tuaj të origjinës dhe keni formuar familjen tuaj të re.
Edhe ju keni një farë të drejte, por arsyeja që mami juaj të vijë tju ndihmojë është e gabuar.
Do ju kuptoja mirë nëse do kishit dëshirë t'a ftonit gjyshen të njihte nipin apo mbesen per pak ditë. Kjo do të ishte më e drejtë dhe natyrale dhe duhet të vlejë për çdonjërin nga gjyshërit si tuajët, si të burrit.
Më lini t'ju them se djalin tim e kam rritur me tim shoq që punonte shumë orë gjatë ditës dhe është më e drejtë tja dilni vete mbanë.
Uroj të më mirëkuptoni!
Faleminderit që na keni shkruar!