Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



DISA RREGULLA 

Rreziku i mbipeshes rritet me 3% per cdo muaj qe vazhdojme te ushqejme me biberon.
Arsyeja?
Te thithesh me biberon eshte goxha me e kendshme se ta pish qumeshtin me gote, per kete femijet qe ushqehen me biberon marrin me shume sasi qumeshti ne dite sesa ata qe pijne me gote ose tas, pra te thithesh eshte me e lezetshme sesa te pish...quaji budallenj po deshe keta tanet :-D

1)Ja pra pse disa femije qe perdorin goten  ruajne zakonin e ththjes gjate nates: qetesohen shume! Do te ishte sume me mire qe raportin e madh te kalorive dhe prishjen e dhembeve gjate moshes 12-24 muaj te zevendesohej gjate nates me nje perkedhelje ose nje ninulle.
Kuptohet qe biberon nuk e heqim dot se na shkrepet ne mamave brenda nates :-D por duhet te perpiqemi ta kemi eleminuar rreth 18 muajve te pare te jetes.
Nese ndjek cerdhen atehere ti japim kohen e duhur per te bere mengjes me rehati dhe qetesi.
Por edhe nenat qe kane zgjedhur te rrine ne shtepi duhet ta realizojne dhe me e rendesishmja te zbatojne nje program ushqimi me orar sepse tek nenat qe rrine ne shtepi vihet shume re dukuria e mosrespektimit te disipline te rregullt ushqimore... nje nga ato qe zilja i binte kur bebi qante dhe e kerkonte isha edhe une :-D tani kam zene mend dhe i respektoj oraret sikur te ngrihesha per ne pune! :-D
Mos prisni qe femija te qaje dhe ta kerkoje dicka perpiquni t'a pergatisni 10 minuta para ores se caktuar!

2) Jo patatinave, embelsirave te paketuara, zemrave te paradites ne makine kur jeni me shpejtesi. Ne tavoline dhe jepini kohe te beje mengjes me qetesi.

3) Cila nene nuk do ta kete femijen gjumash? Une e para :-D ...Por duket se se gjumi i tepert , kualiteti dhe sasia ka shume lidhje me mbipeshen e foshnjes!
Ne gjume shkohet shpejt,
pak pas darkes,
ne krevatin e vet,
pa biberon dhe pa thithes, po ja dolet dot pa te :-D
dhe vetem ne raste te vecanta ne krahet e mamit.
Dita e nje femije te shendetshem fillon "heret" ne mengjes ... 
dhe mbyllet ne darke me tre vakte kryesore:
(mengjesin, dreken dhe darken)
dhe dy zemra me baze frute te fresket (lengjet e frutave nuk jane fruta)ose kos.
Ndalohen te gjitha frutat jashte vaktit (snack, embelsira, karamele)
Ne kete moshe femija stervitet te ece keshtu qe pesha qe i duhet " te mbaje" duhet te jete sa me e lehte. Kini kujdes me femijen tuaj nese ka veshtiresi te ngrihet ne kembe rreth kesaj moshe, sepse nje nga shkaqet mund te jete pikerisht mbipesha. Flisni me pediatren tuaj per kete!

Ju pershendet Elda ne FB   Bebe & Vogëlushë/Bebe e Bambini! !


0 comments: