Mosha e papes (ushqimeve te ngurta)
Cfare duhet te kete parasysh nena qe femija te mos kaloje mbipeshe?
Ne kete moshe eshte mese normale qe foshnja te jete pak "bullafiq" pra i rrumbullaket dhe i bute.
Por ajo qe nuk eshte normale jane palat e dhjamit dhe rrathet qe formohen tek kofshet, krahet, fytyra (dopio mjekra) Papa ose supa ne kete rast do te gatuhet me mase.
Ne supen e 6-12 muajve vendosen psh:
20g mish i fresket ose 40g homogjenizat.
20g djathe ose 30 proshute.
Po kur eshte e lengshme supa si do te veprojme?
Mos u shqetesoni supa nuk duhet te jete e dendur, por te permbaje lengje te pasura me elemente te cmuar si vitaminat dhe kriperat minerale.
Po djathi kackavall i grire?
Ta shtojme shpesh dhe bollshem do te thote te shtojme pervec atyre te mishit edhe proteina te tjera dhe kriperat. Atehere do te ishte ideale nje lugez e vogel kafeje e rrafshuar.
Po nese sot nuk e ka pelqyer supen?
Do te benin gabim nenat nese do te mendonin se femija i tyre mbeti pa ngrene dhe nuk eshte aspak mire ti shtoje "biskoten se me vjen keq per bebin tim" :-D ne biberon.
Ky ves qe shpesh ne e nenat me zemer te dobet nuk rrime dot pa e bere, e meson femijen vetem me shijen e embel dhe mbi te gjitha humb ekuilibrin ushqyes te vete qumeshtit! ;-)
0 comments:
Post a Comment