Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Une e zgjodha c'do gatuaj per Halloween, nese nuk ia keni akoma idene se cfare do gatuani, ne blog do te gjeni menune e plote per darken e frikshme!
Kujtoj me mall njerezit e dashur qe nuk i kemi me prane!
U befshin flutura ne tavolinen tone :-)
 

 Perberesit
(per 6 persona)
400 g – oriz per rizoto, 

400 g – kungull i verdhe, 
150 g –gjalpe, 
100 g – djathe i grire, 
aq sa nevojitet (a.s.n)– qepe e bardhe, 
leng mishi, 
majdanoz, 
kripe dhe piper

Pergatitja:
Pergatisni kungullin te prere ne kubike te vegjel.
Vini ne nje tenxhere lengun e mishit te nxehet ta keni gati.
Vini ne nje tenxhere gjalpin te nxehet ne flake shume te ulet.

Nderkohe grini qepen dhe kur gjalpi te jete shkrire vereni te kaurdiset ne te.
Sapo qepa te marre ngjyre te florinjte hidhni kubetet e kungullit, kriposeni, piperoseni dhe lereni te zjeje ne flake te ulet duke e perziere dhe duke e mos e lene te thahet duke i hedhur here pas here leng mishi.

Pas 10 minutash ngrini flaken e tenxheres me leng mishi  ne menyre qe te arrije zjerjen dhe shtoni orizin ne te te zjeje.
Kur orizi te kete zjere shuani zjarrin dhe shtoni gjalpin e mbetur, majdanozin dhe djathin e grire.
Lereni ta marre pak veten nga kaurdisja :-) dhe sherbejeni!

0 comments: