Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers








Nje here e pergjithmone them:

mikrovala nuk na demton as nga valet as nga drita qe nxjerr , as nga dridhjet. Kuptoj qe jeni te frikesuar nga shumica e njerezve ne kete bote qe thone se kompjuteri, mikrovala dhe elektroshtepiake te tjere jane te rrezikshem. Por mua me vjen te qesh kur i degjoj, sepse e di shume mire qe kjo nuk eshte e vertete. Do thoni juve ja kjo u be doktoreshe pa dipllome Elda!
Absolutisht nuk ia lejoj vetes prandaj sot do perkthej nga nje reviste dhe do sjell eksperiencen e gjyshes sime. Por me lejoni t'ja filloj nga gjyshja ime ;-)
Kur bleme lavatricen ne shtepi , gjyshja ime nga zhurma e madhe, kujtoi se ishte djalli, javen e dyte e shau nusen e vogel (lavatricen) se nuk ia zbardhi rrobat, javen e trete zgjodhi bashke me time me nje ilac te hajrit, medemek firme "Sapun 15-c"  ;-) s'ka shqiptar ne kembe qe nuk e di sa te mire ishin  ;-))) dhe rrobat dolen bore, javen e katert mori nje karrige mori shtizat dhe trikon dhe filloi te bente muhabet me lavatricen sikur te ishte nusja e vogel e keni parasysh vete ju, e dini mire qe nuset e vogla jane me te mira se te medhate... ;-))))

Nuk di e keni vene re! Prandaj sa here qe me thone mos ndiz kompjuterin, se merr semundje apo afer mikrovales se merr nje dreq e di se cfare, gjithmone kujtoj gjyshen dhe them me vete: "Rahmet paste, edhe nga telefoni kishte frike, por kur zihej me nusen e madhe i pelqente, kur mbeskat ja sillnin celularin pa asnje tel, qe pengohej rruges dhe fliste me ke ti donte zemra pa qene e nevojshme te pajtohej me nusen. E di, e di qe do vazhdoni te mendoni keq per mikrovalen edhe pse ju tregova ato te gjyshes, por nese nuk ju mjafton kjo, atehere le te flase vete eksperti :-)))))

 Jam mama prej pak kohesh dhe e ushqej tim bir me gji. A mund ti ngroh pjatat e ngurta ne mikrovale apo ka rrezik qe qumeshti te tjetersohet? A ka ushqime qe do te ishte mire te mos ngrohen. (mami Eliza)

Ja pergjigjja e gjinekologut: Furra me mikrovale ngroh pjatancat duke i nenshtruar ato ndaj ne vibracioni shume te forte, i cili pasi vepron gjeneron ngrohje. Kjo ngrohje rrit temperaturen ose zjen sipas aksit kohor, qe fiksohet ne saje te timer-it me te cilin eshte pajisur furra. Procesi i saj nuk sjell asnje tjetersim kimik te demshem nga asnje aspekt. Por jo vetem kjo: sipas disave eshte shume here me e dobishme sesa cdo lloj tjeter gatimi tradizional pikerisht sepse kerkon pak kohe dhe per kete arsye vitaminat e ushqimeve nuk varferohen, nuk humbin. E mbyllim duke nenvizuar se nuk ka asnje ushqim qe ndalohet te ngrohet ne furren me mikrovale.

0 comments: