Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


                                      

Kungulleshka.
Skuqni kungulleshkat me pak kripe dhe vaj ekstravirgjer ulliri. Sperkateni me borzilok te grire te fresket nese e shihni te arsyeshme.


Pure e pasur me proshute.
Beni nje pure patatesh + proshute te ziere cotto dhe pak djathe te therrmuar, sperkateni me dy luge kafeje vaj ekstravirgjer ulliri. nga 9 muaj e ketej.



Fasule dhe proshute:
Zjeni 80g fasule te fresketa ose te ngrira ne pak fare uje. Frullojini dhe shtypini me nje pirun. Shtoni nje gjysme kavanoz homogjenizati me proshute ose proshute te grire holle, nje luge vaj ekstravirgjer ulliri dhe nje luge kafeje djathe te grire pa kripe. Perzjejini mire dhe sherbejeni. nga 10 muaj e tutje.


Patate me limon:
Zjeni patatet (e qeruara dhe te prera) dhe shtypini me pirun (nese femija eshte me i rritur prijeni ne copa pak me te medha. Nderkaq shkrini pak gjalpe me pak leng limoni. Shtroni ne nje tepsi te vogel te nxehte patatet dhe lyejini me salsen e gjalpit dhe limonit. 10 muajsh e tutje.


Bizele te fresketa te stufuara me gjize. 
Zjeni ne pak uje nje luge bizele te fresketa, kur uji eshte thare dhe bizelet jane zbutur, shuani zjarrin dhe shtoni nja dy tre lige gjize te fresket, nje luge kafeje djathe te grire pa kripe dhe vaj ulliri ekstravirgjer. Nga 10 muaj e tutje.


Qofte me spinaq. Zjeni spinaqin, grijeni dhe shtrydheni, shtoni nje cope buke te njome ne qumesht, djathe kackavall te grire pa kripe, derisa te perftohet nje brum homogjen, formoni topa te rrumbullaket te vegjel. Kalojini ne buke te grire dhe piqini ne furre. Mund ti shtoni brumit gjize ose djathe krem robiola, por kujdes mos ju hollohet brumi. Nga 12 muaj e ketej!

0 comments: