Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita të gjithë miqve tanë Bebe&Vogëlushë!
Sot për programin ushqimor të ditës së Martë kemi përgatitur:

ZEMRA E PARADITES
Biskota Plasmon ose shkopinj buke (Grisini).
+ Ujë natyral

DREKA
Për vaktin e drekës kemi përgatitur:
Qofte me mish viçi në salsë domateje (Siç mund t'a kuptoni sot fillojmë me pjatën e dytë, sepse nëse e lë në pjatë Makaronçinin, nuk ndodh asgjë).

+ Perime (Kungulleshkë të gjelbër) të zjera me pak dado të shtuar, (kujdes
nuk teprohet, është për t'u provuar) dhe të spërkatura me nenexhik, nen, menta...!
+ Makaronçin i gatuar në të bardhë (Format i përshtatshëm për moshën) .
Zjejmë në ujë pa kripë Makaronçinat, për rreth 8 minuta, ndoshta edhe më shumë, nëse ka nevojë. Shtojmë Djathë të grirë Grana dhe Vaj ulliri ekstravirgjër .
Vazhdon dreka me:
+ Bukë e freskët (një fetë e vogël)
+ Frut i freskët (Mollë, Mandarinë (Clementina) ose Banane e prerë në katër apo më shumë pjesë).
+ Ujë natyral.






ZEMRA E PASDITES
Biskota Plasmon të thërrmuara në frutë (Mollë + Kumbull) të miksuar ose në formë pelte.
+ Ujë natyral.

DARKA
Makaronçin me ragù alla Bolognese (mish viçi i grirë) , aromatizuar me pak fije rozmarinë.
+ Vaj ulliri ekstravirgjër
+ Djathë kaçkavall i grirë (Grana ose parmigiano mbi Makaronçin).
+ Kungulleshkë e zjerë, e prerë në copëza të imëta. pluhurosur me pak nenexhik, nen ose menta dhe pak susamë (sipas dëshirës).
+ Një fetë e vogël buke ose Panine.
+ Frutë e grirë imët (Mollë me Boronicë).
+ Ujë natyral.



Kalofshi bukur sot!
Përshëndetje të përzemërta!


0 comments: