Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje te dashura mama!
Kam një djalë të vetëm 3 vjec.
Nuk rri dot pa mua dhe nuk bën asgjë vetë.
Më thotë gjithmonë, beje ti.

Kur e nxjerr në park të luaj, nuk luan, rri vetëm shikon shokët.
Si tja bëj, që te behet i pavarur dhe jo kaq i ndrojtur. Theksoj se im shoq dhe une, jemi shumë njerëz të shoqërueshëm.
Faleminderit për çdo pergjigjen tuaj!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Mirëmbrëma nënë e nderuar!
Faleminderit për pjesëmarrjen!
Fëmijët e fitojnë pavarësinë e tyre, duke i lënë t'i bëjnë gjërat vetë. Nuk duhet t'i bëni veprimet, në vend të tij edhe pse më parë mund të mos ju bënte përshtypje një gjë e tillë.
Prindërit duhet të tërhiqen nga çdo veprim dhe të lënë fëmijët të provojnë, të kapërcejnë frustrimin dhe të dështojnë.
Ata duhet të lënë fëmijët të mësojnë vetë të lahen, të hanë, të vishen, të zhvishen, të na ndihmojnë të shtrojnë tavolinën, të vëmë lodrat në rregull....
Kur të mbarojnë detyrat që u keni ngarkuar lavdërojini me shprehjet, bravo, je kampion, ia dole vetë mbanë, pa ndihmën e askujt.
Kjo e bën të kuptojë se ata kanë aftësi dhe ua shtojnë dëshirën, për punë të tjera dhe zbulime të reja.