Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje bebe dhe Vogëlushë!
Jam nje vajze në moshen 19 vjec dhe ju shkruaj, qe te mund te me ndihmoni, ne lidhjen time me mamin. Me ben te vuaj cdo dite.
Nuk kam qenë kurre e lidhur me te.
Ajo me ka dashur dhe me do.

Nuk mund te them, se ka qene e ashpër apo e ftohte me mua e megjithate kam shume frike nga gjykimi i saj, sepse eshte gjithmone negative, per cdo gje qe bej.
E kam genjyer per cdo gje, per notat në shkolle, per ate qe kam dashur, sepse nuk e pranonte, nuk me ka shpjeguar kurre ciklin mestrual apo marrëdhëniet seksuale, dashurine apo marrëdhëniet intime.
Kam dy vjet, qe bashkëjetoj me një djalë 16 vjet më të madh, se unë dhe e gënjej mamin për çdo gjë, për pushimet, për daljet me të...!
Pra me nje fjale po i fsheh gjene me te rendesishme te jetes sime dhe ndihem shume keq, per kete.
Nuk di si t'i them per moshen, sepse ajo po kalon menopauzën dhe ka rene ne depresion total. Me babin nuk flas dot, sepse ai nuk jeton me ne, por ka krijuar familje tjeter. Dua shumë t'i tregoj mamit, por jam e bllokuar nga frika.
Çfarë te bej ju lutem.
Faleminderit per ndihmen!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje Mike e faqes sonë!
Shqetësimi për nënën tuaj është i drejtë, sepse e ndjeni edhe vetë, që është shumë e dobët moralisht. Ju na shkruani, se mami është gjendje depresive, a është ndjekur ndonjëherë nga psikolog?
Nëse jo është mirë të ndiqeni të dyja një seancë me psikologun, për t'u shprehur sa më të qeta, mbi tema kaq të rëndësishme.
Meqënëse e keni praktikisht të pamundur të flisni me, një figurë kaq të rëndësishme siç është babai, a keni njerëz të dashur të tjerë, me të cilët mund të shpreheni?
Motra, teze, gjyshe, mikesha...?
Një njeri, që ju ka ndihmuar dhe ju ka qëndruar gjithmonë pranë?
Në rast se po drejtohuni atyre.
Faleminderit që na keni shkruar!
Urimet tona më të mira!