Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

E dashur Bebe&Vogëlushë!
Do te doja shume nje keshille nga ju.
Jam 35 vjec dhe 4vjet me pare bera divorcin, sepse ai ishte i dhunshem me mua dhe djalin, qe sot eshte 8vjeç.
Para gati dy vitesh u lidha me nje shokun tim te punes.
Me do dhe vlereson jashte mase, eshte i sjellshëm dhe nuk eshte i dhunshëm.
 Në fillim nuk i jepte rendesi faktit që isha e ndare dhe kisha nje fëmijë. Kemi disa kohe qe vendosem te bashkëjetojmë.

Tani ai thotë, që më do me gjithë zemër, por nuk do që djali të jetojë me ne.
Më kërkon shpesh tja besoj të atit të vet dhe unë t'a shoh një herë në kaq kohë.
Kur duam të blejmë diçka ne, ai mërzitet dhe var hundët.
Une i thashe, qe djalin e kam vete dhe nuk kam per t'a lënë kurre,por atij nuk i pëlqen kur i them keshtu.
Cfare mendoni se duhet te bej?
Une e dua, por para çunit nuk dua asgje.
Theksoj se edhe djali me ne fund e ka pranuar dhe nuk i ben përshtypje..!
Ju faleminderit nese nuk me gjykoni, por me pergjigjeni, duke me ndihmuar!
Përshëndetje!

3 comments:

Bebevogelushe said...

Je në vete?!
Absolutisht Jo!!!
Si e çon nëpër mend një herë.
Budalla i parë, që të del para syve dhe të vendosë për krijesën tënde, të thotë largoje djalin dhe t'i t'a largosh?
Po gjallë në botë!
Që kur t'a tha herën e parë duhet t'a kishe kuptuar, që nuk të do, do vetëm veten, kaq!
Unë do e hiqja qafe, që kur var hundët, kur blej diçka për vete, jo më për djalin.
Për t'a larguar as që guxon të ma thotë, sa të hapë gojën, jo të mbarojë fjalinë...!
Jo t'a lësh, por ta kishe lënë me kohë e me vakt.
Ka shumë burra, që duan gra me fëmijë, por më beso, ky nuk është nga ata.
Mos lejo askënd të të komandojë në këtë mënyrë...!
Mblidh mendtë e kokës goce!
Përshëndetje!

Anonymous said...

Mendoj qe nese do tw donte ty do e donte dhe djalin tend. Pastaj ti mos e ve ne dyshim zgjedhjen tende se para femijes tend nuk mund te rrish me dike qe do vetem te bashkejetojw me ty. Femijet jan vet jeta

Anonymous said...

Djali dhe 10 vjet ka nevoje intensive per ty, se pastaj do behet burre vete. Do ishte traumatike per te tja lesh te atit qe ka kater vjet qe jane shkeputur. Nuk po them te harrosh veten tende per djalin, por mos vendos para djalit nje maskara si ky qe edhe te do me kushte, edhe qenka turivarur pa shkak. Pas pak kohesh do ta vuash me teper sec po vuan tani faktin qe je vetem dhe pa mbeshtetje. Ti meriton nje njeri me te mire.