Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshendetje B&V!
Kam nje djale 6 muajsh dhe per t'ja rregulluar orarin e gjumit përdor mënyrën Estivill.
Tani nuk ngrihemi me natën, nuk e marrim në krahë dhe t'a shëtisim nëpër shtëpi, me shpatullat copë.
I vëmë biberonin fallco, kur i bie, e shumta dy herë natën.
Si ju duket si menyre?
A mund t'a perdor edhe per gjumin e pasdrekes, se nuk me gjen rehat djali?
Ju falenderoj nga zemra për përgjigjen!
Ju përqafoj!

2 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje nënë e faqes sonë!
Është e vërtetë që bebi duhet të rregullojë gjumin dhe të qetësohet për të qenë mirë fizikisht, pas gjumit, por personalisht nuk besoj te vënia në gjumë me të ashtuquajturat mënyra, por besoj shumë tek kontakti me nënën, sidomos në vitin e parë të jetës.
Mënyra që ju shkruani, për mua është shumë e shkëputur nga nëna,por e respektoj, nëse keni gjetur zgjidhjen e vetme, për problemin tuaj.
Për gjumin e drekës mendoj se përderisa djali juaj e largon gjumin, ndoshta kjo tregon se ka nevojë për kontaktin me nënën, një përkëdhelje, afrimitet, ngrohtësi mëmësore etj.
Nëse dëshironi nuk ka asgjë të keqe, por të jesh jesh prind nuk ka receta të gatshme!
Përshëndetje të përzemërta, duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj!

Anonymous said...

Po kollaj te pjellesh (na falni per shprehjen ju nena te tjera qe na del kurrizi duke i rritur femijet) po jo kushdo behet nene ne kuptimin e plote te fjales. Sot se do ti neser sdo te te doj femija ty. Kam par raste plot. Madje as mami nuk do te thoj po te therret ne emer. Asnje ndryshim nuk ka ky femije nga femijet fatkeqesisht te braktisur nga keto qe vetem pjellin e ikin i hedhin ne kosh e posht rrotes makines femijet. Kafshet falin me shum dashuri per kelyshet e tyre sesa keto specie qe jan sot. 😑😑😑