Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Te dashura nena!
Kam nje vajze të bukur 12 muajshe.
Kur mbaroj punët ne nje dhome dhe kaloj ne dhomen tjeter, qan, më kap nga këmbët dhe nuk me leshon.
Vazhdon keshtu per gati 20 minuta.

Nuk e kam lene vetem me njerez te huaj, qe ta kete kaq problem.
Kam frike se nuk do te heqe dore, do vazhdojë keshtu gjithmone.
Ndoshta do më thoni, që jam nënë e keqe, por më besoni më ngre nervat kjo gjë që bën.
Keto dite ka kaluar nje virus.
Ajo me perpara hante pa naze, tani me çmendi nuk e hap gojen, kthen koken, kur i zgjas lugen!
Si eshte e mundur te ndryshoje kaq shume?
Faleminderit paraprakisht per ndihmen!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Mundohuni të kujtoni, mos ka ndodhur diçka, që vajza ka ndryshuar kaq rrënjësisht.
Mos ka qenë sëmurë?
Temperaturë?
Ndonjë trembje?
Ndonjë zhurmë e madhe e papritur?
Edhe gjëja më e vogël mund të shkaktojë, te fëmijët, frikë dhe si pasojë një ngjitje të madhe pas mamit.
Faleminderit që na keni shkruar!