Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nena te dashura.
Sapo jam bere nene e nje djali te bukur. Është 15 ditësh.
Jetoj me prindërit e tim shoqi dhe vijne te na vizitojne edhe motrat e tij.
Kur dola nga materniteti, pas pak a shumë nje jave, njëra nga gocat e vogla, 3vjeç te kunates se madhe i gjuajti bebit tim të sapolindur.

Ne na duket se ka xhelozi.., por nuk jemi të sigurt, ndaj vendosa t'ju shkruaj!
Do qe te gjithe te shpise t'i kushtojne vemendje vetem asaj.
M'u ngri zemra moj nena, kur i ra djalit.
E keqja eshte, se asnje, pervec burrit tim nuk i foli.
Vajza e kunates, kur pa qe i bertiti burri, filloi t'a gjuante dhe ate, me shpulla, grushta, filloi te qante dhe madje t'a kafshonte.
Kunata tha vetem fale se eshte e vogel.
Vajza e kunates sime vjen shpesh te ne, sidomos per te pare bebin.
Une kam frike se do t'i gjuaje prape.
Si te sillem moj nena?
T'i flas?
Ta keshilloj?
Apo t'a le, se do rritet dhe do mesoje vete, sigurisht duke mos ja lene me t'a preke djalin?
Ju lutem jam shume e shqetesuar!
Faleminderit per cdo keshille!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje nënë e re e faqes sonë.
Ndjenja e xhelozisë mes vëllezërve, motrave apo kushërinjve është pak a shumë normale dhe e natyrshme,por në rastin tuaj duhet treguar shumë kujdes. Kur vajza t'i afrohet bebit mësojeni mënyrën si duhet t'a përkëdhelë, duke ja treguar ju vetë e para në praktikë.
I thoni t'a përkëdhelë vetëm me gishtin tregues, sepse është shumë i vogël, tek dora apo balli.
Fëmijët më të mëdhenj, me ardhjen e një foshnje,frikësohen se humbin dashurinë dhe përkujdesjet e familjarëve.
Kështu mund arrijnë deri në kriza të qari pa shkak, teka..!.
Në këto raste përveç kujdesit të madh t'i rrini mbi kokë në çdo çast, mundohuni t'a vini veten në vendin e vajzës së kunatës suaj.
Si është edukuar, a goditet nga prindërit, si reagon kur sulmon të tjerët.
Mos toleroni, por duke e këshilluar dhe treguar si duhet t'i afrohet bebit.
Përfshijeni dhe në veprimet e përditshme, që bëni kur ndërroni psh pelenën e bebit.
I thoni, ma kalo kremin, pudrën,ma jep pak panolinin etj.
Shpresoj tju kemi ndihmuar sadopak!
Përshëndetje të përzemërta!