Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura nëna!
Ju shkruaj, sepse jam bërë gati disa herë t'a lë burrin, se nuk biem dakort, mbi edukimin e djalit.
Djali im sapo beri 18 muajsh.
Unë i flas djalit, kur gabon, ai ndërhyn gjithmone, e mbron dhe e ledhaton.
Shkruan muret dhe kur unë i bertas, ai e puth.

Po mezi e kemi blere shtepine moj nena, me sakrifica.
Unë i bertas apo i ve rregulla, ai vjen e merr ne krahe dhe e puth.
Fut duart ne prize, ai e perqafon dhe i thote mami keqe.
Jam perpjekur t'a marr veç dhe t'i flas, qe ne sy te djalit te jemi nje mendim te dy, por e kote...
Çdo ditë plas sherri ne shtepi,ndersa djali sa vjen e shkallon.
Edhe vjehrri me vjehrrën nuk me jane ndihme!
Ju lutem jam shume keq, nuk di si do bej! E vetmja zgjidhje me duket ndarja...! :(
Faleminderit nese komentoni, çfarë te bëj?!

4 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e e shqetësuar e faqes sonë!
Si fillim provoni të vini te prizat mbrojtëse, tek muret tabakë të mëdhenj, të bardhë, nga ato që mblidhnim librat, kur ishim të vegjël, sepse fëmija nuk duhet ndaluar të luajë, duhet përgatitur, për të, ambjenti i posaçëm.
Na shkruani sërish, për këshilla të këtij lloji, do gjejmë me kënaqësi një zgjidhje :)
Ndërsa përsa i përket vështirësive në marrëveshjet me bashkeshortin, më duket se më tepër keni probleme me lidhjen tuaj, sesa me edukimin e djalit.
Përpiquni të mendoni, cili është shkaku, që nuk ju lë të kryeni pjesën tuaj, që ju takon, të edukimit të djalit.
Flisni me të, e qetë dhe t'i thoni, tju ndihmojë, në "kështjellën" që ju përpiqeni të ndërtoni dhe jo t'i heqë gurët, që vini.
Përpiquni të gjeni një zgjidhje dhe të prisni edhe rritjen e djalit, sepse me fëmijën e parë është e rëndësishme edhe koha, për t'u mësuar të bëheni prindër, sepse askush nga ne nuk ka lindur i tillë. Është bërë pas rritjes së fëmijëve :) :) :) :).

Bebevogelushe said...

P. S
Bashkë me tabakët jepini dhe lapsa apo kolora me ngjyra dhe le t'a shprehë talentin i lirë :) kështu nuk do të bëjë pis muret :)

Unknown said...

E dashur , nuk je e vetmja ne te tilla situata . Te njejtat situata dhe veprime ndodhim ne familjen time.Si fillim do te te sugjeroja te fitosh burrin ne anen tende.Sa per ta nisur mbare , fillo foli femijes sa me qete te mundesh , aq me teper ne sy te babit( edhe pse e di qe nuk degjojne e as qe u behet vone femijeve kur u flet ) por ai nuk di pse esht e gabuar dhe as nuk do tia dije sepse te tille jane femijet ,kane boten dhe arsyet e tyre te thjeshta .Im bir hapte deren e makines ne ecje e siper dhe zoti e di sa e ndjen rrezikun ne ato momente ..Beje tet shoq per vete dhe shpjegoji se jo vetem te intereson qe femija te mos beje rremuje apo pis , por qe mundohesh ti vesh rregulla qe ai te mos ekspozohet ndaj rreziqeve qe i kanosen . Shpjegoji se dashuria per femijen esht mbi cdo gje , por kho nuk do te thote ta lesh qe jeta e tij te vihet ne rrezik sepse sdo kete dhimje me te madhe per te si baba dhe per ty si nene , nese femija juaj peson gje.Te dy duam me te miren dhe duam qe femija te jete gjithmon i hareshem , por kemi pergjegjesi ta mbrojme ti i pari si baba dhe un si nene , thuaj .Ndaj e dashur nene, te besoj madje im shoq shpesh me vret me fjalen "ca nene je ti ",Une ti dhe cdo femer qe esht nene perpiqemi te edukojme , rrisim dhe mbrojme femijet pavarsisht se burrave tane u duket sikur i duan me shume sikur i mbrojne . Behu e durueshme per femijen tend dhe komuniko shum me teper me tet shoq ,me shum qetesi . Do tia dalesh , madje te siguroj qe pasi te kesh fol me burrin dhe ai vet ta shikoj ne situata te rrezikshme do te te mbeshtese.Me fal qe u zgjata,te uroj sa me shum durim dhe zoti u dhente me shume mendje ktyre burrave tane ne lidhje me edukimin dhe rritjen e femijeve .

Bebevogelushe said...

Faleminderit për ndihmën e çmuar Skerdi V! Ju urojmë familje të lumtur!