Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita te gjitha nenave!
Kam një shqetesim, që më mundon shume.
Ne Janar te ketij viti me vdiq vjehrri, dhe vajza ime 5 vjeç e donte shume dhe ishte shumë e lidhur.
Për fat të keq keq vajza donte t'a shihte gjyshin për herë të fundit, para se të ndaheshin përgjithmonë.

Unë nuk munda t'a ndaloja edhe sepse iku nga kjo botë i qetë dhe pa dhimbje apo deformime në trup,kështu qe e lejova t'a pershendeste, duke i shpjeguar se gjyshi kishte fjetur përgjithmonë dhe se nuk do te kthehej me.
E shoh e trembur vajzën time, se mos shfaq ndonjë shqetësim, por jo, duket e qete. Edhe si karakter eshte shume e qete, gjithsesi une kam frike, se ne te ardhmen mund t'i jape shqetesime. E shoh te qete por dyshoj shume ne bera mire.
Ju falenderoj nese do te mundni te ma hiqni kete shqetesim.
Dite te mbare!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Mirëdita edhe juve e dashur nënë!
Për mënyrën sesi na shkruani, nuk më duket, se vajza juaj, po e jeton këtë humbje, me probleme a trauma.
Mendoj se fakti, që ja keni shpjeguar humbjen, i keni qëndruar pranë, në këtë çast shumë delikat, për t'u shpjeguar fëmijëve të vegjël, ka ndihmuar, që të përballohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Qofshi të lumtur e të gëzuar në familjen tuaj!