Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nena!
Kam një djalë 3 vjeç, që nuk e ka njohur të atin.
Kur më pyet ku eshte babi, i them se ka shkuar emigrant ne Itali, por i flas gjithmonë mire për te.

I kam thene edhe qe nuk vjen te jetoje me ne.
Djali ka mbiemrin tim, jo se babi nuk donte, por ashtu mendova se ishte më mirë për djalin.
Nuk dua ta ndaloj djalin te njohe te atin, por kur te rritet, se ai ka probleme droge dhe bixhozi.
Deri tani qe djali eshte i vogel nuk dua ta takoje te atin.
Si mendoni ju lutem, bej mire, qe nuk i le të takohen me babin?
Ju falenderoj për mendimet tuaja!


1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Nuk do të donim në mënyrë absolute të jepnim mendimin tonë nëse keni bërë keq apo mirë, kur keni zgjedhur të mos i thoni djalit tuaj, kush është i ati.
E vetmja gjë që mund t'ju them është, se fëmijët e kuptojnë shumë mirë, kur prindërit gënjejnë, se ka diçka që nuk shkon dhe të jeni è bindur, që djali pas pak vitesh do fillojë t'ju bëjë pyetje pa mbarim mbi punën e të atit, pse nuk vjen kurrë ta shohë dhe kur nuk do të marrë përgjigje, ndoshta mund t'ju vërë juve faj për mungesën e tij.
Sigurisht që për ju ka qenë tepër e vështirë të bëni zgjedhje të tilla në jetë, me një fëmijë, të cilin u është dashur, t'a rrisni e vetme, por herët a vonë duhet t'i thoni djalit të vërtetën, se pse ju dhe babi morët një vendim të tillë.
Na shkruani sërish, nëse e ndjeni të nevojshme!