Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

E dashur Bebe&Vogëlushë!
Kam tmerresisht nevoje për nje keshille.
Jam mami i nje vajze 9 vjeç, e cila cdo fundjave fle me kushurinjte njeri 5vjeç dhe tjetri 13, nga gjysherit. Duke qene se te gjysherit nuk ka shume krevate, detyrohen te flene bashke. Sidomos me kushuririn e madh vajza kohet e fundit me kerkon me ngulm te fleje.

Theksoj se vajza deri tani është naive dhe nuk shfaq shenja per te keq.
Ajo kërkon të flejë me te madhin, sepse afrohet me shume me moshe, se me te voglin.
Ju lutem mos ma merrni per keq, por kam shume merak, se djali i halles po fillon te hyje ne adoleshence dhe ndoshta mund t'i shkoje mendja per "keq".
Nuk di si t'i them vajzës sime....
Ju lutem a mund te me ndihmoni?
Faleminderit per pergjigjet!

5 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
U menduam shumë përpara se të shkruanim diçka për shqetësimin tuaj.
Po provojmë t'ju japim një përgjigje gjithsesi.
Fëmijët e fashës moshore prepuberale e dinë shumë mirë ndryshimin midis mashkullit dhe femrës, gjithashtu edhe pse nuk u shkon mendja për keq, ashtu si na shkruani ju, e dinë mirë çfarë është e drejtë apo çfarë jo.
Pavarësisht kësaj një prind mund t'i duket i vogël fëmija, por ai duhet të flasë për dallimet trupore dhe zhvillimit seksualo-ndjenjësor.
Specialistët mendojnë se t'u shpjegojmë fëmijëve tanë nuk ka asgjë të keqe.
Fëmijët deri në katër vjeç nuk e kanë problem zhveshjen, më tej gjithçka ndryshon me rrënjë.
Fillon të zhvillojnë ndjenjën e turpit, që i ndihmon të dalin nga "situata të vështira", që i bëjnë të kuptojnë, se diçka nuk shkon mirë, të mos zihen ngushtë dhe të dalin nga gjendja në mënyrë mëse të natyrshme.
Pastaj të tjerat "nguliten" nga prindërit, për t'i mbrojtur,por ndonjëherë prindi shqetësohet aq shumë, saqë mbjell te fëmija ankthe dhe frikë të panevojshme, që nuk ekzistojnë.
Përderisa mendoni, se me vajzën duhet folur, pse të mos e bëni?
Përpiquni të jeni sa më objektivë, pa ngjallur sjellje, që tani për tani janë thjesht lojëra të vetvetishme.
Ju urojmë fat!

Bebevogelushe said...

as nuk e lexova fare artikullin pervec titullit,,por mos e lejo ne snje menyre,,e di,ndoshta jam pak prapanike ,por...beso kontrollo,me mir parandalo.tani e lexova,,per deshiren per te te fletur e ka normale ,pasi ata kane gati te njejten moshe,por ti ke shume te drejte qe djali po hyn ne adoleshence,goces thuja te prere qe nuk mund te fleje me me kushurinjte pasi tani jane te rritur dhe vajzat nuk duhet te flejne me djemte,vetem kaq pa hyre shume ne detaje.

Valeriana said...

Absolutisht ke te drejte..mundohu tja shpjegosh vajzes edhe pse duket e veshtir per tu shpjeguar

Valbona said...

Aman ci keni keto fiksime keshtu? Po i mesoni femijet vetiu me 'djallezira'! Ju vete ku jeni rritur? Apo e keni kaluar femijerine ne keshtjelle mbreterore ku secili kishte hapesiren e vete? Personalisht jam rritur mes kusherinjve e kusherirave, po na e kishin ngulit aq mire ne tru idene se ishim motra e vellezer, sa asnjehere nuk e kemi pare njeri - tjetrin me asnje lloj syri tjeter! Madje kane qene kohe shume te bukura ku loznim, qeshnim e rrefenim me sho - shoq sa here mblidheshim nga gjysherit. Sot eshte secili ne hall te vete, e rrezik shkembehemi ne rruge s'njihemi. Do i vi radha edhe ketij brezi t'iu ndodh keshtu! Nderkohe, lerini te jetojne moshen qe kane. Jam shume e sigurte qe i kane shume te qarta gjerat & nuk mendojn mbrapsht si puna juaj!

Marsida said...

mire e ben se kan ardhur kohe te keqija.Teknologjia i ka cmend femijet.Ka ikur koha jone Valbona.