Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma!
Jam 10 javeshe shtatzanë dhe tani po filloj të vë në dijeni të saj familjarët dhe miqtë e mi.
Nuk ishte e lehte Per ne te dy. E kam bërë me farezim....
Te gjithe habiten dhe nuk perpiqen t'a fshehin habine e tyre.
Me shohin sikur te kem kryer nje krim.

Behen shume kureshtarë dhe nuk mendohen fare se me pyetjet e tyre më bejne te ndihem keq...
Pse nuk shohin punën e tyre këta njerëz, po do e fusin sqepin kudo?
Ne vend qe te gezohen se po vjen nje mrekulli ne jete...
Do doja te gjeja miqësi të tjera me te sinqerta, qe te ma duan te miren dhe te me bejne te ndihem mire!
Kërkoj shume?
Faleminderit!

6 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e ardhshme!
Mesazhi juaj më bën të kuptoj, se mbështeteni fuqishëm nga bashkëshorti juaj dhe keni fatin e mirë t'a ndani këtë periudhë të mrekullueshme të jetës me atë, që ju ka qëndruar pranë në çastet më të vështira.
Nëse ndjejmë keqardhje, ndjejmë vetëm për njerëzit bosh.
Urimet tona më të mira!

Lela said...

Po pse u jep llogari njerzve Ti?! Injoranca ska fund, largohu nga njerez qe ste dhurojne qetesi e dashuri. Ai eshte vendim qe e moret te dy ju dhe askush ska te drejte te flasi, ju te dy shijojeni ne maximum. Te uroj çdo te mire e te vafte mbare çdo gje.

Nina said...

urime e dashur mbi te gjitha shijoje kete periudh te bukur.ato e te kuptojne jane afer teje sa per ato qe jane kurjoz tregoju vendin.dhe nje here urime

Alba said...

tju them dicka. kam degjuar qe kan then per mua qe i kam bler binjaket me lek.dmth i kam ber me farezim.jan njerezit shuuuum te lig. mua mi fali zoti qe e falenderoj zoti cdo dit.kam pir clomid per te ngel shtatzan.dhe 1 nga efektet e clomidit ishte qe shancet qe te beja binjak i rriste nese kisha dhe ne fis.dhe ja kam 2 vajza si drita qe me kan ndricuar shpirtin e jeten.Atyre njerezve ..hic i tregoj se sa e lumtur jam.i sheh zoti. ty nen te ndihmoft zoti dhe qe cdo gje te te ec mbar. femijet jan bekim rroft shkenca qe e mundeson kte mrekulli dhe per ata cifte qe vuajn per te ber 1 femi.

Krist said...

Sepse jane injorante dhe njeriu kur ska njohuri ca pret ti te te thote do te paragjykoje Se kaq logjike ka.te ecte cdo gje mbare dhe mos e vri mendjen per asgje ne fund ti do realizosh endrren dhe atyre do i mbeten fjalet

Eni said...

Si lejon veten te ndikohesh nga injoranca e atyre injoranteve qe te rrethojne??????