Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



E dashur Bebe&Vogëlushë!

Jam 34 vjeç.

Kam një djalë 8 vjec.

Djali im ka disa kohe, qe me shqeteson me disa veprime jo te hijshme qe ben.

Djali shfaq interesa për trupin tim dhe pjesët intime.

Psh. Kur bej dush dhe jo vetëm aty, por edhe gjate dites hyn ne banje dhe do te me preke gjoksin.



Ne mëngjes djali më vjen te krevati im dhe më prek në kurriz, në gji, dhe zonën intime

Kur e pyes cfare po ben keshtu, me thote po te prek si babi.

Shpesh ul bekat dhe me thote shife bilin sa i vogel, ose shif si e kam.

Theksoj e vogel me kane ngacmuar seksualisht,ndaj dhe jam e traumatizuar.

Ju lutem me thoni si te veproj!

Ndoshta sjellja e tij eshte normale per moshen, kam lexuar qe ne kete moshe jane shume kurioze, por mua me jep shume ndjesi te keqe sjellja e tij. Nuk dua t’a friksoj apo kur te rritet t’a le me pasoja psikike apo thjesht me tabu.

Dua vetem te mësoj te sillem normal, si cdo nene normale.

Ju lutem me thoni si tja bej!

Do t’ju jem shumë mirënjohës! Faleminderit dhe pres me padurim komentet tuaja!


1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Unë ju këshilloj, që kur të bëni dush, të mbyllni derën me çelës, ashtu siç bëjnë pothuajse të gjithë njerëzit në këtë botë.
Nuk është normale, që një fëmijë 8vjeç t’ju prekë gjirin apo të futet në hapësirën tuaj intime.
Gjithashtu ju këshillojmë të kontaktoni një psikolog, për t’ju thënë se kush është metoda më e mirë, që mund të ndiqni, në këtë situatë delikate.
Nëse nuk arrini të merrni kontakt me një specialist përpiquni të tregoheni para djalit sa më serioze të jetë e mundur: kurrë e zhveshur, kurrë nën dush, etj etj dhe t’i jepni atij përkëdhelje tërësisht dhe të pangatërrueshme mëmësore.
Nëse ai u afrohet zonave, që nuk duhet t’i afrohet përpiquni të shdramatizoni gjendjen e krijuar, buzëqeshni, por jo t’a çoni situatën drejt qesharakes dhe njëkohësisht tërhiquni menjëherë, largohuni. Të njëjtën gjë bëni edhe kur ul bekat dhe tregon bilin: vënia në dukje e organeve gjenitale është mëse normale për moshën,por duhet të jemi ne prindërit, që t’i mësojmë në mënyrë të sjellshme, pa i futur frikën, që bibilushi i intereson vetëm atij dhe mund edhe të luajë dhe t’a shohë sa herë do, por kur është vetëm, duke mos harruar t’i propozoni sa më shumë aktivitete të moshës, për mos t’a lënë vetëm.
Theksojmë së fundmi, se duhet medoemos të kontaktoni një mjek specialist, që mund t’ju ndihmojë.
Përshëndetje të përzemërta!