Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita nena!
Jam një vajzë shumë e re 18 vjeç muajin tjeter.
Jam lidhur me nje djale 22 vjec.
Shkojmë shumë mire me njeri tjetrin dhe e dashurohemi me te vertete shume.
Para një jave mora vesh se isha shtatzene.
I dashuri im eshte shume i lumtur dhe me jep shume zemer.
Me thote qe do punoje akoma me shume dhe do t'ia dalim mbanë.
Fatkeqsisht une jam e tmerruar, sepse nuk di si t'ia them babit tim.
Mamit ia thashe dhe mbeti e turperuar dhe gati donte të me rrihte, por megjithatë e di zemrën e saj, do më gjendet pranë.
Po baballareve si do tja bejme t'u themi?
Po sikur te nxehen dhe te me rrahe i imi....
Kam shume frike.
Ju lutem nuk kam asnje zgjidhje!
Çfare te bej...?

3 comments:

Bebevogelushe said...

Përshëndetje!
Tashmë ju dhe shoku juaj do të krijoni një familje të re dhe duhet të përpiqeni të arrini pavarësinë tuaj.
Gjithsesi gjithmonë përkrahja e prindërve tuaj do t'a kërkoni t'a keni.
Nëse ata nuk ju japin përkrahjen e tyre në këtë çast të rëndësishëm të jetës suaj, përpiquni të forconi akoma më shumë lidhjen tuaj dhe të përballoni të bashkuar ardhjen e bebit.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe mundohuni të ndani me prindërit idenë, se ju tashmë keni bërë zgjedhjen tuaj.
Përshëndetje të përzemërta nga Bebe&Vogëlushë!

Poni said...

Nqs mamaja e ka pritur aq keq këtë lajm nuk është as sepse nuk i do femijet e as sepse nuk do lumturinë tënde, përkundrazi, është mërzitur sepse me siguri mendon që je akoma shumë e vogël për të filluar një jetë familjare e për të marrë përgjegjësitë prindërore të cilat nuk janë aq të lehta por ka vështirësitë e veta qe do ti zbulosh e përballosh gradualisht kur te behesh nënë vete. Mundohu ti kuptosh edhe prindërit e tu qe pamvarsisht gjithckaje me siguri kane per te te qendruar prane .Tani përpiqu që me bashkëshortin tënd te merrni përgjegjësitë e duhura, të jeni të pavarur ekonomikisht e te krijoni strofkën tuaj te ngrohte për foshnjën qe do të vij. Urime ☺

Sidorela said...

Normal qe je e trembur nga kjo gje sepse je shume e vogel per tu bere nene. Nuk e di nese bashkeshorti ka ndonje profesion apo jo por do e keni shume te veshtire ti perballoni gjerat